E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pse nuk e drejtoj seancen e pare ne shtator



Kryetari i dorehequr i Partise Demokratike, paralajmeroi dje se nuk do te drejtoje seancen e pare plenare te Parlamentit te ri, qe sipas tradites drejtohet nga deputeti me i madh ne moshe. I pyetur nga mediat, ai tha se do ta kishte drejtuar “me kenaqesine me te madhe po qe se ky pushtet nuk instalohej me premtimet antiglobaliste te cilat filloi t’i rrezoje pa ardhur akoma ne seli”. Berisha tha se nuk e konsideron aspak te denje kryesine e asaj seance dhe se nuk do ta beje nje gje te tille.

A do ta drejtoni ju seancen e sesionit te ri parlamentar si deputeti me i vjeter ne moshe dhe brenda pyetjes, a do te jeni aktiv ne grupin parlamentar demokrat apo do te ndiqni rrugen e ish-kryeministrit Nano?

Pyetje shume me vend. Do ta kisha drejtuar me kenaqesine me te madhe po qe se ky pushtet nuk instalohej me premtimet antiglobaliste te cilat filloi ti rrezoje pa ardhur akoma ne seli. Do ta kisha kryesuar me kenaqesine me te madhe, do ta kisha nje nder te vecante nqse ky pushtet nuk do te kishte ardhur nga klanet e droges dhe krimit dhe blerjes se votes. Jane keto arsyet. Nuk e konsideroj aspak te denje kryesine e asaj seance dhe nuk do ta bej. Do te shfrytezoj ne grup, cdo hapesire duke qene aty zeri i pamposhtur i demokrateve te Shqiperise.

Ne krye te PD-se eshte z. Basha por z. Basha mban edhe postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes, ka qene nje post qe ka sherbyer per argument dhe per akuza politike nga ana e PD per rivalin tuaj, z.Rama. A mendoni qe kjo histori po perseritet nga PDe?

Ka qene nje kohe kur z.Rama, kryetari i bashkise, mbushte bulevardin me plehra ne proteste dhe z. Basha s’do e beje kurre kete. Ka qene nje kohe kur z.Rama trefishonte personelin e Bashkise kur ne i trefishonim fondet, por z.Basha nuk mund ta beje kete. Ka qene nje kohe kur 80 perqind e tendereve i fitonte Kocua, z.Basha nuk mund ta beje kete, ka qene nje kohe kur 80 perqind e lejeve te ndertimit merreshin nga Shkreli dhe Eftimi, z.Basha po i shnderron ne automat praktiken e dhenies se tyre. Pra jane rrethana krejt te pakrahasueshme. Une kur jam zgjedhur per here te pare Kryetar kam marre 75 perqind te votave te delegateve te Kuvendit dhe i jam shume mirenjohes miqve te mi, te ndjerit Azem Hajdari dhe Neritan Ceka qe kane dhene kontribut.

Sa te veshtire do ta kete PD opoziten ne Parlament pa kryetarin e saj atje?

Ne te gjithe traditen e PD, kryetari i partise nuk ka qene kurre kryetari i Grupit Parlamentar. Asnjehere. Jo. Kjo eshte e verteta. Qe ne vitin ’91, ne kurre s’kemi patur kryetarin e partise, kryetar te Grupit Parlamentar. Pse? Eshte kristalizuar kjo praktike. Dhe une nuk mendoj qe nese z. Basha do te ishte ne Parlament, do te ishte kryetar i Grupit Parlamentar. Ne teresi qendron, por ama edhe pse krijon hapesira te ndryshme, ne nuk kemi patur ndonje problem me kete standard te shkelqyer qe kemi vendosur.

Mendoni qe z. Basha do ta kete te veshtire te jete kryetari real i PD nen peshen e hijes suaj?

Po garantoj se si duhet ta kuptoni Sali Berishen: Shoket e mi qe me kane njohur mua ne shkolle te mesme, e dine qe une isha nje nxenes qe merresha me veten time 18 ore, marrja me veten time ishte leximi. Ata qe me kane njohur ne shkollen e larte e njejta gje, ata qe me kane njohur mua mjek e njejta gje. Nje njeri qe e filloja nje pune ne 1 te nates per ta sosur ne 2 te nates, me regjim. Asnjehere detyrat nuk me kane bere te jem tjeter, kurre, jua them hapur kete. Ne cdo detyre qe kam qene, kam mbetur ai qe kam qene. Nje njeri qe punon. Keshtu qe e vetmja gje qe kush s’duhet te kete, asnje preokupim se cfare do te beje ky njeri keto kohe qe vijne. Do te zhvilloje nje beteje te gjithanshme, te fuqishme ketij pushteti qe doli nga krimi, dhe ju doli deshmitar. Do te zhvilloj nje beteje te gjithanshme dhe te fuqishme ketij pushteti qe bllokon numerimin e votave, pasi eshte faktuar se ka ne shpine thesin me vota te vjedhura. Une me ushtrine e madhe te demokrateve do te eci perpara. I bindur qe une kam dhene doreheqjen ne menyren me te vendosur dhe ate vendim gjate 21 viteve s’e kam vene kurre ne diskutim dhe kam s’shprehur kurre keqardhje per te. Dhe pa asnje sekonde nuk kam shprehur keqardhje nga dita qe e kam shpallur publikisht.

Deklaruat se procesi i PD do te jete nje analize e thelle, cfare nenkuptoni ju me kete.

Pyetje shume e drejte. Rezultati eshte multifaktorial, por PD eshte ne detyrimin e saj qytetar, parimor, te analizoje kete rezultat, por ta analizoje me objektivitet. Vetem zgjedh konkluzione. Konkluzioni do te jete rezultati i kesaj analize. Por kesaj radhe, mendoj une, eshte ne tragetin e Kryetarit te ri, te udheheqe procesin e analizes per te nxjerre mesimet me te mira ne menyre qe ato te mos perseriten. Vendimtar eshte te kuptohet – Fillimi i ri! Nese kuptohet fillimi i ri si nje postim i ketij apo atij, si nje pergjegjesi e secilit per ate qe ka dhe interesi me i mire eshte qe mbi bazen e ketyre pergjegjesive te marrin vendime. Ne mbetemi demokrate, ne mbetemi te vendosur ne kete beteje per te ecur drejt fitores. Por nese ne ecim pa bere kete analize, ne do te ecim drejt nje horizonti qe eshte bere prape numerike. Kjo eshte e verteta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›