Olldashi: Procesi i zgjedhjes se kreut te ri, i deformuar Rozeta Rapushi
Kandidati humbes ne garen per zgjedhjen e kreut te ri te Partise Demokratike, Sokol Olldashi, e quajti dje procesin e perzgjedhjes se kreut te ri, teresisht te deformuar. Ndersa denoncoi mos qenien e emrave te shume anetareve te PD-se ne lista dhe anetaresime te reja te bera se fundmi. “Perzgjedhja e kryetarit te ri te PD-se, u be permes nje procesi teresish te deformuar. Ne asnje cast nuk u qartesua procedura e pergatitjes se listave dhe, per me teper, ne asnje moment listat nuk u vune ne dispozicionin tim. Do te thote qe ne menyre anormale une garova pa ditur se cili ishte korpusi i votuesve”, - u shpreh Olldashi. Ai denoncoi faktin se diten e votimit, me 22 korrik, mijera demokrate nuk gjeten emrat ne liste, ndersa mijera te tjere u anetaresuan ne listen e votuesve ne dy javet e fundit. Duke ironizuar se ai shpresoi qe pas votimit keta persona te anetaresohen edhe ne PD. Duke mos ndalur ne kritikat e tij, Olldashi tha gjithashtu se procesi, per te cilin ju dhane te gjitha garancite se do te ishte jashte ndikimeve, ne fakt nuk mbeti asnje dite i tille. Sipas tij, ne nje menyre qe dukej e sinkronizuar, keshilltare, drejtues korporatash, kryetare degesh u perfshine ne te, ne menyre teresisht te njeanshme, nderkohe qe, cilido qe shfaqi parapelqime te padeshiruara ne favor te tij, u pezullua, gje qe ndodhi edhe me ndonje kryetar lokal PD-je, u perjashtua, sic ndodhi me anetare te PD-se ne Shkoder e Korce, apo u pushua nga puna, sic ndodhi me drejtues rajonale te korporatave ne Sarande apo Vlore. “Intimidimi u kurorezua me fleten e numerizuar te votimit qe e bente lehtesisht te mundur identifikimin e votuesit. Nga ana tjeter, tensionimi i strukturave ishte teresisht i panevojshem. Kjo ishte nje energji e tepert e harxhuar brenda nesh qe do duhej ne fakt ta kishim shpenzuar me 23 qershor dhe jo me 22 korrik. Ishte nje gabim”, - theksoi Olldashi. Me gjithe kritikat, demokrati tha se ai mbetet i vendosur te perfaqesoje militantet e PD ne misionin per ta bere partine me te mire. “Por, pavaresisht momenteve te tilla, ne mbetemi anetare te se njejtes familje, edhe pas ndonje nervozizmi apo pesimizmi. Une mbetem i vendosur te perfaqesoj me gjithe energjite e mia njerezore dhe politike militantet e PD ne misionin per ta bere Partine Demokratike me te mire. Une mbetem i vendosur te perfaqesoj me gjithe energjite e mia njerezore dhe politike militantet e Partise Demokratike, ne misionin e tyre opozitar per t’u dhene qytetareve shqiptare nje karte morale opozitare, nje veprim politik opozitar dhe nje platforme te qendrueshme mbi te cilen te mblidhet shumica e shoqerise se ketij vendi”, - theksoi Olldashi. Ai tha se gjate gjithe fushates brenda strukturave te demokrateve, ka insistuar se duhet te identifikohen gabimet dhe mbi to te ndertojme eksperienca pozitive. Duke shpresuar se vertet do te behet kjo gje.
FTESA
“Une i ftoj te gjithe demokratet qe nuk jane ndjere mire me kete proces, te kuptojne se Partia Demokratike eshte nje shtepi e madhe, e ndertuar me kontributin vullnetar te secilit prej nesh dhe ne nje shtepi te madhe, qellon qe edhe prishen rregullat apo humori”, - u shpreh dje demokrati, Sokol Olldashi.