E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: QKL-ja, histori suksesi për qeverinë shqiptare

Kryeministri Berisha është shprehur se Qëndra Kombëtare e Licensimit është një histori suksesi për biznesin shqiptar. Duke folur në ceremoninë e prezantimit të sistemit të gjurmushmërisë në QKL, kryeministri theksoi se dixhitalizimi i dhënies së lejeve bëri të mundur që ky process të kthehej në një nga më afatshkurtra dhe më transparent.
 

“Nëse më parë ku ishte një ndër proceset më të mundimshme dhe më të korruptuara në vend ky është shndërrur sot në një nga proceset më afatshkurtra dhe më transparente. Qendra është shndërruar në një mbështetje të investitorëve në vend. Pak muaj më parë qendërës i është shtuar edhe sporteli energjitik duke u bazuar në përparësinë e qeverisë për energjinë. Jam I bindur se ky sportel do të jetë një histori suksesi në vendin tonë” shtoi Berisha.

Ai ka theksuar më tej se Shqipëria dixhitale është dhe do të mbetet një nga projektet më të mëdha të qeverisë ndërsa shprehu vendosshmërinë për krijimin e një sporteli unik për qytetarët. 

“Jemi të vendosur që të kemi një sportel unik dhe muajt që vijnë do të japim internet falas në 1200 pika interneti si një hap përpara për ti shtuar më tej. Ne do ti shndërrojmë këto pika në sportele unike në të cilin qytetarët do mund të aplikojnë për të gjitha kërkesat dhe dokumentar ndaj shtetit” shtoi Berisha.
 

Ai ka theksuar se Qendra Kombëtare e Licencimit përveçse se u shkurton kohë gjithë të interesuarve, garanton transparencë gjatë gjithë procesit. “Në këtë qendër funksionon sistemi më i avancuar i licencimit dhe dhënies së lejeve që ekziston sot, sistemi i gjurmimit të procesit që nga momenti i paraqitjes së personit në këtë qendër deri në momentin e aprovimit të lejes apo licencës. Qeveria para hapjes së qendrës shndërroi në vetëdeklarim 2/3 e licencave dhe lejeve në vend, 1/3 u mendua të grupohej në një qendër të tillë që u ngrit me ndihmën e çmuar të USAID pas vendimit të qeverisë” tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›