Imuniteti, ambasadori Arvizu takon Ramën

Ambasadori SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu takohet me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama.
Takimi po zhvillohet në selinë rozë ndërsa në fokus të takimit pritet të jetë çështja e heqjes së imunitetit.
Takimi vjen pak kohë para seancës parlamentare të datës 6 gusht, kur është edhe votimi për çështjen e imunitetit, për të cilën opozita ka paraqitur një nismë të saj, ndryshe nga maxhoranca.