Berisha: Qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet

Qeveria shqiptare do të rrisë rrogat dhe pensionet duke përdorur një disiplinë të fortë. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha deklaroi se rritja e rrogave dhe pensioneve u bë e mundur veçanërisht nga heqja e autoveturave të zyrtarëve.
"Ne do proçedojmë me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ky është një vit në të cilin realisht tregjet financiare evropiane janë në gjendje më të vështirë. Qeveria është e vendosur që me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit dhe ngirjen 20% të buxhetit që dërguam në Parlament veçse institucioneve të pavarura të rriten rrogat e pensionet", u shpreh ai.
Berisha theksoi se mundësi të madhe në rritjen e rrogave dhe pensioneve e dha heqja e autoveturave. "I tërë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve u bë i mundur nga heqja e makinave", u shpreh ai.
Kryeministi tha se rrogat do t'u rriten më shumë atyre që kanë pagë të ulët.
Berisha ka kërkuar lëvrimin e një fondi për rrogat e gjykatësve të të gjitha gjykatave.
Në mbledhjen e qeverisë , Berisha ka njoftuar edhe uljen në masën 10 % të TVSH-së në sistemin e shëndetësisë dhe në sektorin e teknologjisë së lartë. Sipas Berishës, me këtë vendim i jepet frymamarrje shërbimeve publike e private në shëndetësi dhe njëherësh i jepet fund spekulimeve me ilaçet, pasi sipas tij, Shqipëria ka çmimet më të larta të ilaçeve në rajon.
Me këtë vendim të cilin komuniteti i mjekëve , por edhe sipërmarrësve privatë në fushën e shëndetit e shërbimeve shëndetësore e ka vlerësuar shumë, ne synojmë në kaudrin e reformës në shëndetësi të zgjerojmë hapësirat publike dhe private për shërbime jetike për qytetarët shqiptarë. Duke përgjysmuar TVSH-në, vetëm me këtë masë, në sektorin e shëndetësisë do të mundësohet investimi i qindra milionë eurove më shumë", tha ai. "Do i jepet fund spekulimit të disa importuesve të ilaçeve që me dikumente të falsifikuara deklarojmë me fakte çmime 406 herë më të larta", tha ai.
Kreu i qeverisë deklaroi se kompanitë e teknologjisë së lartë, të cilat kanë mision të zhvillojnë Shqipërinë dixhitale, meritojnë një lehtësim. "Ecja drejt shërbimeve të dixhitalizuara është mënyra më e sigurtë për përmirësim shumë të madh për shërbime ndaj qytetarëve. Nesër çdo shërbim buroktratik qytetari duhet ta ketë në një sportel të vetëm. Ndaj do ulim TVSH-në edhe për këtë biznes në 10 %, tha ai. Berisha tha se qeveria synon të çojë internetin në shtëpinë e çdo shqiptari.