Hysi: Greva e PS jo për pushtet

Greva e opozitës nuk është grevë për pushtet, por për lirinë që i mohohet. Kjo ka qenë deklarata e deputetes së PS-së, Vasilika Hysi e cila në një prononcim për "Ora News" theksoi se protesta e opozitës nuk do ndalet." Ka qendrueshmëri të deputetëvë për misionin e grevës. Kjo
nuk është grevë për pushtet , por për lirinë që po i mohohet opozitës", theksoi ajo.
Deputetja Hysi theksoi se punonjëse të administratës janë detyruar të protestojnë para bashkisë. Këtë ajo e cilësoi një zhvillim të shëmtuar. "Punonjëse të administratës protestuan para bashkisë. Mazhoranca kërcënon se do u heqë bukën e gojës. Megjithatë , kjo ka qenë një protestë kundër grave që kanë hyrë në grevën e urisë", u shpreh ajo. Sipas Hysit,
gratë deputete nuk kanë hyrë në grevë se i ka thënë Rama, por për të mbështetur një kauzë.