Berisha: Qeveria do të financojë çdo projekt, për qytetarin
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për qytetin e Elbasanit, Durim Hushi. Fjalën hapëse të fushatës së koalicionit të djathtë për këtë qytet e mbajti kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili vuri në dukje se së shpejti do të pritet shiriti për autostradën Tiranë-Elbasan.
“Qeveria do të financojë çdo projekt, ku qytetari do të hartojë gjatë kësaj fushate, gjatë mandatit që vjen, që Elbasani të ketë unazën dhe by passin e tij, impiantin e perpunimit të mbetjeve, kampusin universitar, parkun e tij të ri ndër më të bukurit. Së bashku me qytetarin tuaj të parë ne do të presim shiritin e autostradës Tiranë-Elbasan, autostradë kjo një investim 460 miljon dollar, me katër korsi dhe me një tunel 2.4 klm, me katër nënkalime, me shumë ura”.
“Do rindërtojmë çdo shkollë, çdo rrugë. Elbasani do të ketë një nga universitetet më të shquara të Shqipërisë. Garantoj fermerët se 1600 mijë ha do të subvecionohen”.
Ndërkaq, kryeministri tha se kjo fushatë duhet të kthehet në fushatën e mirëkuptimit ndaj duhet ti tregojmë Europës, se qytetari di të vlerësojë votën.