E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi: Incidentet në fushatën elektorale, akte të shëmtuara

Niko Peleshi, kryebashkiaku i Korçës i cili garon për një mandatë të dytë, i cilëson incidentet në fushatën elektorale në Korçë ai akte të shëmtuara dhe lëshon apel për një fushatë të qetë.
 

Në një transmetim të drejtëpërdrejtë satelitor nga qyteti i Korçës për RTV “Ora News”, kandidati Peleshi riftoi dhe një herë në një debat publik ose televiziv, rivalin e tij Andrea Mano.
 

Në fjalën e tij, Peleshi bëri një panoramë të platformës së tij elektorale dhe investimeve qe janë kryer gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në qyteti juglindor.
 

Ndërsa kreu i PS-së Korçë, Muharrem Meko tha se dega e kësaj partie në Korcë, është e shqetësuar nga tensionimi i fushatës elektorale, si për shembull nga djegia e flamurit të PS-së, që sipas tij, është bërë nga militantët e PD-së.
 

Të dy perfaqësuesit politikë në Korçë janë ndalur dhe në problematikat që ka Korça sot.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›