E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Qeveria ndërmori reforma të mëdha

 Duke e cilësuar këtë mbledhje si finalen e një 100 ditëshi të suksesshëm të kësaj qeverie, Kryeministri Berisha vlerësoi punën kabinetin e qeveritar dhe administratës publike, "pa ndihmën dhe përkushtimin e të cilëve reformat e ndërmarra do të kishin qenë të pa mundura". Ai tha se intensiteti i këtyre 100 ditëve ka qenë i paprecedent, pasi janë miratuar mbi 360 ligje e vendime dhe janë zbatuar dhjetëra reforma që bënë të mundur vendimet historike për vendin. Të gjithë këto, sipas tij "janë tregues i një performance të madhe të qeverisë". "Mendoj se ky kabinet u angazhua me përkushtim të madh në shfrytëzimin maksimal të kohës, qëndroi në lartësinë e kërkesave dhe realisht ndërmori reformat më të thella se në çdo 100 ditësh tjetër. Në një analizë të përafërt rezulton se intensiteti këtij 100 ditëshi ka qenë, se paku, 50 për qind më i lartë se sa intensiteti i 100 ditëshit në vitin 2005", tha Kryeministri.   Sipas Kryeministrit "reformat e ndërmarra do të kishin qenë absolutisht të pa mundura pa përkushtimin e Qeverisë". "Këto 100 ditë ishin sa 300 ditë. Janë mbi 360 ligje dhe vendime të miratuara këto 100 ditë dhe ky është treguesi i një performance të madhe. Janë me dhjetëra e dhjetëra reforma të zbatuara që bënë të mundura vendimet historike", tha Kryeministri. Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin për ti dhënë përparësi ndarjes së shpërblimit për të përndjekurit politikë që janë gjallë.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›