E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, SHBA gati të godasë terroristët e Jemenit

CNN bën të ditur se SHBA po përgatitet për një sulm kundër terroristëve në Jemen, duke i dhënë një përgjigje për atentatin e dështuar ditën e Krishtlindjeve. Forcat e inteligjencës amerikane dhe forcat e sigurisë së Jemenit po hetojnë elementët e lidhur me atentatorin nigerian, i cili u furnizua nga Jemeni me eksploziv dhe informacione për të hedhur në erë avionin. BBC bën fjalë për praninë e rreth 300 terroristëve të al-Kaidës në Jemen. Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm, Abu Bakr al-Qirbi në një intervistë për rrjetin britanik. “Është e vërtetë që në Jemen ka terroristë të al-Kaedës, madje ata mund të planifikojnë edhe atentate të tjera si ai i linjës Delta”, theksoi ministri.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›