Berisha Qeveria perpjekje per integrimin ne shoqeri te komunitetit rom
Në Shkozet të Durrësit, Kryeministri Sali Berisha në ditën ndërkombëtare të komuniteti rom premtoi se qeveria shqiptare do të bëjë përpjekje të pandërprera për të mbështetur këtë komunitet në Shqipëri, si dhe për të zhdukur pasojat e rënda të diskriminimit. I shoqëruar në këtë takim edhe nga kandidati për kryetarin e bashkisë së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj, Kryeministri i garantoi banorët e komunitetit rom se qeveria do të mobilizojë të gjithë kapacitet e saj në ndjekjen e politikave për strehimin, punësimin dhe shkollimin e këtij komuniteti duke akorduar fonde për projekte që nxisin integrimin e tyre në shoqëri.
Pikërisht në kuadër të këtij angazhimi është edhe projekti për integrimin e vendbanimeve të minoritetit rom në zonën, ku është i vendosur ky minoritet prej 1100 banoresh. Kryeministri garantoi se i njëjti projekt do të aplikohet në çdo qytet të Shqipërisë.
Ndërkaq Berisha kërkoi bashkëpunimin e këtij komuniteti për procesin e regjistrimit të tyre me të dhëna të sakta gjë që do të ndihmojë në pajisen me kartat e identitetit si dhe shkollimin e tyre. Komuniteti rom në Durrës është i përberë nga 1100 anëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë vendosur në zonën e Nish-Tullës Shkozet Durrës, vend në të cilin janë planifikuar ndërtimi i 100 banesave sociale për këtë komunitet.