E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, KQZ: Partitë të zbatojnë kuadrin ligjor

Në ditën e parë zyrtare të nisjes së fushatës Komisioni Qëndror Zgjedhor i bën thirrje subjekteve politike që të zhvillojnë një fushatë sa më të qetë dhe të zbatojnë kuadrin ligjor.

Sipas zëdhënësit të KQZ Arti Lushi ky institucion do të bëjë gjithçka në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
 

Në lidhje me vendimin e fundit për miratimin e fletës së votimit për Tiranën pa shkronjat nistore të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Lushi deklaroi se çdo gjë është bërë në përputhje me ligjin.
 

Komisioni Qëndror Zgjedhor do të vazhdojë që të bashkëpunojë edhe me organizmat ndërkombëtare si OSBE-ODHIR, Këshilli i Europës, dhe departamentin Amerikan të Shtetit në mënyrë që të garantohet një proces zgjedhor sa më transparent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›