Berisha: Rama, agresion mesazhesh e trillimesh

Në mbledhjen e sotme të deputetëve demokratë Sali Berisha akuzoi kreun socialist Edi Rama se po kryen një agresion të jashtëzakonshëm mesazhesh dhe trillimesh.
Sipas Berishës, Rama po synon që ta ndërtojë suksesin e tij mbi krizën, ndërsa e akuzoi atë se ka abuzuar me ndërhyrjen kirurgjikale që shefi i qeverisë kreu në këmbë javën e kaluar.
Berisha foli në praninë e mediave për mbylljen e procesit të përgjigjeve për pyetësorin e BE-së, ndërsa falenderoi administratën për realizimin në kohë të tij.