PS:Shqipëria, jo vendi ideal për të ndërtuar centralin bërthamor

Shqipëria nuk është vendi ideal për të ndërtuar centralin bërthamor. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të PS-së, Besnik Baraj, i cili theksoi se projekti për ndërtimin e një centrali bërthamor në territorin shqiptar, po shoqërohet me një mungesë transparence nga qeveria.
Baraj theksoi se PS "mbështet çdo iniciativë që çon në zhvillimin ekonomik e teknologjik të vendit, por në lidhje me centralin bërthamor shprehemi kundër tij".
Dhe kjo për disa arsye, ku të parën Baraj renditi mungesën e mbajtjes së një procesi referendumi kombëtar për marrjen kështu në konsideratë të mendimit të popullit mbi projektin në fjalë.
"Por ka shumë të ngjarë që ky reaktor të bëhet edhe në zonën bregdetare. Kjo do të thotë që vija jonë bregdetare të përmbajë industritë më ndotëse dhe me një rrezik më të madh përsa i përket impaktit në mjedis sikurse janë fabrikë çimentoje në Lezhë, TEC me qymyr në Durrës, park industrial pas prerjes së pyllit të sodës në Vlorë dhe diku reaktori bërthamor", tha ndër të tjera ai.