E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama dhe Meta të hedhin tek a çift për debat me mua

Kryeministri Berisha e kaloi me një batutë pyetjen nëse të ketë një debat televiziv mes tij dhe kryesocialistit Rama.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Berisha theksoi se  se si Ilir Meta ashtu dhe Edi Rama kërkojnë që të jetë në debat me të.  Ai sulmoi dhe ish- aleatin e tij, Ilir Meta duke i thënë se nuk mund të jetë një ditë në opozitë e një ditë në qeveri.

“Keni parë ju që do edhe zoti Meta debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri- tjetrin. Një gjë kam me Metën. Nuk mundet që një ditë të flasë si qeveri dhe njëherë si opozitë tha Berisha.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›