E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë patentat, do aplikohet sistemi me pikë

patentat me pikeTashmë edhe në Shqipëri si në shumë vende të tjera të botës, patentat do të funksionojnë nëpërmjet sistemit të pikëzimit. Pritet vetëm një vendim i Këshillit të Ministrave për ti hapur rrugën aplikimit të këtij sistemi të ri për drejtuesit shqiptarë. Arben Pinari, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), bëri të ditur dje në media se, në cilën fazë është projekti për pikëzimin e patentave të qarkullimit rrugor, si dhe shpjegoi se si do të funksionojë ky projekt.
Projekti i ri
Për realizimin e këtij projekti është bërë përpunimi i të dhënave të lejeve të drejtimit të arkivuara që para viteve 1990 dhe deri në ditën e sotme dhe është bërë dixhitalizimi i dosjeve të afro 634 mijë shtetasve të pajisur me leje drejtimi, bëri të ditur Pinari. Sipas tij, nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët. Aplikimi i patentave me pikë është parashikuar që të realizohet me lejet e qarkullimit aktual, pra qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë për leje të tjera qarkullimi, por do të vijojnë me lejen aktuale, ndërsa pikëzimi do realizohet automatikisht në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të patentave”, theksoi Pinari.
Shkeljet
Me sistemin e ri në momentin që një qytetar do të ndalohet nga autoritetet përkatëse për shkelje të kundravajtjes rrugore, atëherë këtij qytetari do ti komunikohet, që veç gjobës do ti hiqen një sasi e caktuar pikësh nga patenta dhe në rast ripërsëritje heqja e pikëve do të jetë e dyfishuar, sipas sanksioneve që do vendosen nga VKM-ja. Të gjithë qytetarët do të kenë një sasi të caktuar pikësh, për shembull 50 pikë. Në rast se (X )qytetar ndalohet për kundravajtje rrugore, ai do të marrë ndëshkimin ligjor sipas ligjit në fuqi, një gjobë me (Y) vlerë dhe një sasi pikësh, për shembull 10 pikë më pak, për të cilat do informohet nga personi i autorizuar me ligj (polici rrugor).
Zbritja e pikëve
Menjëherë në këtë moment në regjistrat e dixhitalizuar, pikërisht në hapësirën e rezervuar për këtë pjesë, këtij shtetasi do i ulen 10 pikët, nga shuma maksimale e pikëve që do ketë çdo qytetar, pra nga 50 pikë do të ketë 40 pikë. Qytetari X në rast se nuk do të realizojë të njëjtën kundravajtje rrugore për një kohë, për shembull një vit atëherë pikët e hequra nga rasti i parë do ti rishtohen sërish, duke u rikthyer në 50 pikë, por në rast se qytetari X e realizon të njëjtën shkelje atëherë penaliteti do të jetë edhe më i lartë. Së fundmi kur qytetari X konsumon të gjitha pikët, atëherë do ti hiqet leja e qarkullimit për një kohë të caktuar, të vendosur nga organet kompetente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›