Berisha: Rama do mbetet me gisht në gojë

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë paraditen e sotme në përurimin e impiantit të pastrimit të ujërave në Shëngjin. Gjatë fjalës së tij Berisha vlerësoi se investimi prej 12 milion eurosh është me rëndësi jetike për potencialet që ka Lezha dhe Shëngjini.
Berisha akuzoi kryetarin e PS-së, për mashtrim dhe shpifje kur thotë se do heqë taksat. Kryeministri i është përgjigjur edhe akuzave të socialistëve se PD votohet vetëm nga të varfrit.
“Pala tjetër ofron një mal 10 herë më të madh se ky mal që kemi këtu me mashtrime dhe trillime. Së dyti shpifje më të zeza që këto ujëra që përpunohen në këtë impiant. Së treti , taksat e etërve të tyre, vëllezër mos harroni se shumë e shumë nga ne jemi rritur në një sistem që na thoshte se jemi vendi i vetëm në botë pa taksa. Kështu thotë sot zotëria. Ai beson se duke rrënuar të pasurit do ndihmojë të varfrit. Ai është kontradiktor. Se për ne votojnë vetëm të varfrit. Shiheni hartën thotë. Së pari do i them se e kam për nder të pakufishme cdo votë të cdo shqiptari të varfër të papunë dhe cilido që është. Do i them se kurrë nuk mund të ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit, të varfrit ndihmohen me reforma të thella të cilat krijojnë cdo dite vende të reja pune, dhe u japim mundësi financimi dhe kreditimit, shkruan BW.
Shefi i qeverisë theksoi se mazhoranca shkon në zgjedhjet e 23 qershorit me një program i cili do krijojë 250 mijë vende pune, ndërkohë që sipas tij pala tjetër është e tmerruar nga disfata. Berisha premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të qytetëruara.
“Pala tjetër frikë dhe tmerr nga disfata e radhës. Kur i thashë 10 ditë më parë zotit Rama kontrollo dëshpërimin, tërbimin, dhe frikën pati shumë njerëz që më panë me habi, por ja se cfarë ndodhi...Ne do i japim vendet zgjedhjet më të qytetëruara për të lënë me gisht në gojë ato që thotë se shqiptarët nuk dinë të votojnë. U them mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të respektojnë cdo votë dhe rezultat”, shtoi Berisha.