E Diel, 1 Nëntor 2026

Pheniani do të gjykojë një shtetas amerikan

Koreja e Veriut ka njoftuar se do të gjykojë një shtetas amerikan, nën akuzat se ka bërë përpjekje të rrëzojë qeverinë.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA raporton se Keneth Bae, i cili është arrestuar vitin e kaluar, do të paraqitet para drejtësisë verikoreane “sa më parë që të jetë e mundur”.

Bae, i cili nga KCNA është identifikuar me emrin e tij korean, Pae Jun Ho, është operator turistik, i cili është arrestuar më 3 nëntor në Rason – një zonë e veçantë ekonomike, e cila po zhvillohet nga Koreja e Veriut dhe Rusia.

“Gjatë procesit të hetimeve, ai (Bae) ka pranuar se ka kryer krime, që kanë pasur për qëllim të rrëzojnë Republikën Popullore të Koresë së Veriut. Krimet e tij janë dëshmuar me prova”, ka raportuar KCNA.

Nëse shpallet fajtor, Bae mund të dënohet me vdekje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›