Berisha Rama do sjelle rrenimin

Në mitingun përmbyllës të fushatës në qarkun e Korçës, kryeministri Sali Berisha kërkoi votën në zgjedhjet e kësaj të diele për të çuar përpara projektet e zhvillimit të vendit. Edhe në Korçë, Berisha foli për rritje pagash dhe pensionesh mandatin tjetër.
“Fitorja e 23 qershorit është fitorja e përpjekjes sonë për mirëqënie më të madhe. Në mandatin e ardhshëm do rriten rrogat për korçarët dhe shqiptarët. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 700 dollarë dhe minimale nën 300 dollarë. Rrogat e sektorit publik do të rriten 75 për qind, por mirëqënien më të madhe do ta bazojmë tek punësimi masiv i korçarëve dhe shqiptarëve”, deklaroi Berisha. Ai akuzoi Ramën se premton vetëm rrënim për shqiptarët. “Kryetari i Zgjedhjet 2013Incidentet në Kukës, LSI akuza NokësDështimi i teknologjisë në zgjedhje"Rrotacioni të sjellë shtetin e munguar" autobusit mavi vjen në këto sheshe dhe thotë fjalën “rrënim”. Shqipton fjalën “gjysh” e “katragjysh”, por nuk shqipton një herë të vetme fjalën “rrogë”, “pension” dhe “ndihmë ekonomike” për të papunët”, theksoi Berisha. Por kreu i qeverisë i drejtoi edhe një akuzë tjetër liderit të opozitës, që sipas tij zanafillën e ka nga Shtetet e Bashkuara. “Zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e SHBA, kryetari i komisionit të jashtëm për Evropën dhe Azinë, ka kërkuar një hetim për ju për pastrim parash për 80 mijë dollarë. Kjo është e vërtetë si drita e Diellit. Zoti Rama, shpjegojeni këtë sepse me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka. Qytetarët shqiptarë meritojnë të dinë të vërtetën”, deklaroi Berisha. Pasi e akuzoi Ramën edhe për fshehje të pasurisë, kryeministri ftoi elektoratin korçar që më 23 qershor të votojë për Partinë Demokratike. “23 qershori është dita e ëndrrës tuaj, entuziazmit tuaj. Numri 44 është e ardhme, mirëqënie, begati, integrim në Evropë. Përpara”, tha Berisha. / Top Channel