E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me këngëtarët e fushatës

Genta Ismajli ka disa muaj që po qëndron në Shqipëri, ku ka pasur shumë angazhime.

Pak pas përmbylljes së garës ''Gjeniu i vogël'' ku ajo ishte anëtare jurie, ka përfunduar edhe angazhimi i saj në fushatën parazgjedhore në Shqipëri.

Genta ishte mes këngëtarëve që shoqëruan kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe PD-në, në një sërë koncertesh në qytetet shqiptare.
Ajo duket të ketë krijuar marredënie të afërta edhe me këngëtaret e tjera. Ismajli ka publikuar fotografi gjatë udhëtimeve, ku mes tjerësh shoqërohej nga Elvana Gjata, Dr.Flori,Soni, Vesa Luma, Ermal Mamaqi, etj.

Të gjithë këngëtarët e angazhuar në fushatë, gjatë fundjvës ishin të ftuar bashkë me Berishën në emisionin ''Zonë e lirë'', ku zbuluan shumë detaje nga prapaskenat e koncerteve. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›