E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama do të përsërisë vetën si në zgjedhjet e 2009-s

Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer idesë së votimit të tre ligjeve nëpërmjet një referendumi. Votimi i tre ligjeve konsiderohet nga qeveria si kushti i vetëm i paplotësuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Sot po ju drejtohem për të kërkuar mendimin tuaj për një vendim jetik për çdonjërin prej nesh, fëmijët tanë, të sotmen dhe të ardhmen tonë europiane. Ky vendim është miratimi me referendum i tre ligjeve që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarë në BE”,- shkruan Berisha.

Në vijim ai ka akuzuar sërish Ramën se ai e ka bllokuar integrimin, e kundërta e së cilës, sipas Berishës do t’i sigurojë shqiptarëve miliona euro nga investimet e Komisioni Europian dhe instanca të tjera.

“Ne tëre historinë e integrimit europian te vendeve ish-komuniste, klikat e përmbysura apo pinjollët e tyre, nuk kanë bllokuar në parlament ligjet dhe reformat e kërkuara për integrimin e vendeve të tyre në BE, siç ka bllokuar, pa asnjë shkak ligjor apo argument logjik por thjesht për interesa personale, z.Edi Rama votimin e tre ligjeve në parlamentin tonë. Duke ç’bllokuar me votën e qytetareve statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ne sigurojmë qindra e qindra milionë euro investime direkte nga Komisioni Europian dhe sektori privat i BE-së, si dhe dhjetëra e mijëra vende të reja pune për të papunët tanë, mijëra e mijëra bursa dhe të drejta studimi në vendet anëtare të BE-së për të rinjtë tanë”, -nënvizon Berisha, transmeton shekulli online.

Në mbyllje të statusit të shkruar në Facebook, kreu i qeverisë tha se Rama do të përsërisë vetën si në zgjedhjet e vjeshtës së 2009-s.

“Pas zgjedhjeve të qershorit 2013, është tashmë e sigurte se z. Rama për mbijetese politike do përsërisë Ramën e vjeshtës 2009. Prandaj mendoj se për statusin e vendit kandidat duhet te flasin me votën e tyre në një referendum qytetarët shqiptarë”-, përfundon Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›