E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, dorehiqu e hyj ne gare

Kryeministri Berisha nga komuna Shenavlash e Durresit i eshte drejtuar edhe njehere liderit te opozites Edi Rama te jape doreheqjen nga posti i kreut te bashkise, perpara se te hyje ne gare per zgjedhjet e 28 qershorit. Brenda dy ditesh, kjo eshte e dyta thirrje e Berishes drejtuar Rames, njehere nga Kruja dhe dje nga Shenvlashi. "Zoti Rama nje kerkese kam, dil ne shesh, behu burre, shkeputu nga karrigia e kryetarit te bashkise, jep doreheqjen, hajde te bejme garen balle per balle" theksoi kryeministri. Berisha ishte ne Shenvlash, ku mori pjese ne inaugurimin e shkolles se mesme te bashkuar "Besnik Hidri", nje investim i buxhetit te shtetit, ne vlere 100 milione leke. Per t'i thene edhe njehere Rames se humbja e tij do te jete e rende ne 28 qershor, Berisha perdori si simbolike figuren e Skenderbeut. "Do t'ia bej humbjen me zi sesa ua ka bere Skenderbeu otomaneve, jo me shpata, jo me topa por me vota te lira dhe te ndershme", tha Berisha.

"Te nderuar familjare, prinder, bashkeshorte dhe femije te Martirit te vertete te lirise, heroit te shtetit dhe vlerave te tij, z.Besnik Hidri. Erdha ketu te ndaj me ju gezimin e inaugurimit te kesaj shkolle, nje investim prej rreth 100 milione leke, qe i jep zones se Rrashbullit nje nga shkollat me moderne, me te bukura, me te pajisura te vendit. Ky investim u jep femijeve tuaj nje shtepi te dyte te bukur, sic jane dhe vete", deklaroi Berisha ne perurimin e kesaj shkolle. Sipas tij, kjo shkolle mban emrin e intelektualit, zyrtarit, qytetarit, prindit shembullor qe ra per te fituar pavdekesine, ra qe ju te jeni te sigurt, qe vlerat e demokracise te zhvillohen. "Kam shume kenaqesi sot sepse vij tek ju pasi keto kater vite ne ju kemi deshmuar se interesa tuaja jane dhe do te mbeten programi yne. I gjithe programi i kesaj qeverie dhe i cdo qeverie qe une do te kryesor, do te jete i thjeshte, sepse do kete per filozofi permbushjen e interesave tuaja", tha Berisha. Me tej ai ka deklaruar se "jam i bindur se interesi juaj eshte se pari tek femija, ndaj ne kemi percaktuar 4 vite me pare, si perparesi te madhe tonen arsimimin e femijeve tuaj. Ne ate kohe premtova dyfishimin e rrogave te mesuesve, internetin ne cdo shkolle, rindertimin dhe ndertimin e shkollave te reja. Jo te shumte kane qene ata qe kane besuar se te gjitha keto premtime do te mund te shnderrohen ne realitet. Jo te pakte kane qene ata qe kane menduar se keto jane premtime per te marre vota". Sipas tij, femijet tashme lundrojne ne internet njesoj si femijet e shkollave ne vendet e zhvilluara te botes.

Vizat

"Vitin e pare te mandatit te dyte, dua t'ju garantoj se ju do te levizni te lire ne mbare Evropen, pa viza. Perballe kesaj alternative, e cila vendos ne epiqender interesat tuaja, qendron alternativa tjeter e opozites, e cila vendos ne qender karrigen e kryetarit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›