E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS prezanton programin, asnje figure e njohur vec Rames

Partia Socialiste zhvilloi dje Konferencen Kombetare te Programit qeverises. Krahas shpjegimit te zyrtareve te larte socialiste dhe eksperteve te kesaj partie per ndertimin e programit dhe pikave kryesore te saj, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shpjegoi modelin qeverises qe do te ndiqet ne rast fitoreje. "Shqiptaret, socialiste dhe demokrate, nuk e duan qytetin e fshatin e tyre si Gerdeci, por si Tirana", u shpreh perpara mbeshtetesve ne nje takim te zhvilluar ne Pallatin e Kongreseve, lideri socialist. Sipas tij, Shqiperia eshte e etur per nje politike te re, nje politike qe ka permasen e endrrave dhe te shpresave te njerezve. "Kam njohur nga afer varferine, kam shikuar nga shume prane analfabetizmin e perjashtimin social, kam prekur prapambetjen dhe pare me syte e mi terheqjen e plote te shtetit nga detyra ne zona te tera te vendit. Po kam ndjere gjithashtu nje deshire te jashtezakonshme per te kthyer faqen e historise", vleresoi Rama. Sipas kryesocialistit, eshte kjo deshire qe bashkon sot te gjithe, jo per te zhvilluar nje fushate dhe per te fituar nje pale zgjedhje, pas te cilave premtimet t'i marre era, e programin ta marre lumi, po per t'u bere fuqia e nje ndryshimi te ri historik, duke e cuar qeverine prane njerezve dhe bashkuar forcat me ta, per te mundur varferine, luftuar papunesine, zmbrapsur injorancen, mposhtur korrupsionin. Ai siguroi se ne 28 qershor do te nise nje histori e re, historia e nje aleance strategjike mes bujkut e fermerit shqiptar dhe shtetit te tij. Duke folur per shendetesine, kryetari socialist theksoi se alternativa e tyre eshte radikale, sherbimi shendetesor universal. "Jo me sigurime shendetesore, po financim publik i shendetesise sipas nje modeli te suksesshem dhe gjithnje e me te perhapur evropian", shpjegoi programin e tij qeverises, Rama. Ai premtoi ndarjen prerazi, me thike, nga politika e vjeter e abuzimit te skajshem me pasurite tona te perbashketa natyrore, duke i dhene fund praktikes se komprometimit te se ardhmes te femijeve tane, per t'i hapur rruge investimeve qe bazohen ne teknologjite e se shkuares. "I duam dhe do t'i presim krahehapur investimet e huaja, per nxitjen e se cilave kemi konceptuar nje politike te re, ne nje plan te ri veprimi, por nuk do te presim krahet e zhvillimit te qendrueshem te vendit, duke i kthyer zonat turistike ne sheshe ndertimi per TEC-e me qymyr apo pyjet e kodrat e bukura te vendit tone ne zgafella per prodhimin e cimentos", shpjegoi politiken e Partise Socialiste per investimet e huaja, lideri socialist. Sipas tij, Shqiperia jone e re nuk do te mireprese ne truallin e saj asnje rrangalle te teknologjise se vjeter, qe ne Evropen e Bashkuar konsiderohet jashte standardeve dhe me ane tjeter, nuk do te beje me asnje shaka rreqethese si ajo e Sali Berishes me centralin berthamor te Shkodres. "Tani ju meritoni fjaline e fundit. Kjo eshte koha jone dhe ne do te fitojme, sepse Shqiperia nuk mund te humbase", perfundoi fjalen e tij, kryetari i PS, njeheresh kandidati i koalicionit te majte per postin e kryeministrit, Edi Rama. I cili tha se do te jete kryeministri i njerezve qe kane nevoje per nje shtet ne sherbim te tyre.

KRYEMINISTRI

"Une do te jem kryeministri i njerezve qe kane nevoje prej 18 vjetesh per nje shtet ne sherbim te tyre dhe per nje politike te endrrave e te shpresave te tyre, e cila nuk behet ne kutine e televizorit, por mes njerezve per zgjidhjet qe na duhen ne drejtim te se ardhmes", u shpreh Edi Rama.

Flet paneli "ministror" i PS

EKONOMIA

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, njekohesisht edhe nje nga hartuesit e programit socialist, tha se socialistet do synojne te arrijme rritjet e larta te ekonomise, te ulim papunesine, te rikthejme stabilitetin makroekonomik.

PUNESIMI

Hartuese e programit te PS-se, Rudina Seseri, u shpreh se punesimi eshte ne qender te alternatives ekonomike nga socialistet. "Ne e shohim uljen e papunesise si element kyc per eliminimin e varferise", tha zyrtarja socialiste.

MJEDISI

Zyrtari socialist, Besnik Baraj, u shpreh se PS-ja synon partneritet serioz ne konventat nderkombetare. "Ne kerkojme arritje te standardeve mjedisore dhe zvogelimin e erozionit si parakushte ne integrimin evropian", u shpreh Baraj.

BUJQESIA

Sipas Ervin Bushatit, Partia Socialiste ka pike kyce bujqesine, per te bere ate nje sektor modern, te afte per te mbuluar tregun vendas dhe me gjere. "Biznesi agrar do te perjashtohet nga taksat per 3 vite", u shpreh hartuesi i programit per bujqesine ne PS.

SHENDETESIA

Duke folur per shendetesine, partia me e madhe ne opozite garantoi se do u ofroje shqiptareve te gjithe kujdesin e nevojshem shendetesor. "Do eliminojme radhet e gjata ne spitale", tha ekspertja e shendetesise, Silva Bino.

INTEGRIMI

Ditmir Bushati duke iu referuar politikes se jashtme dhe integrimit evropian tha se keto dy element do jene shume te rendesishem ne qeverine e PS-se. "Sherbimi konsullor do jete baza per ne. Do bejme realitet liberalizimin e vizave per ne BE, brenda vitit 2010", tha ai.

ARSIMI

Duke prezantuar objektivat ne arsim, Ledi Shamku tha se arsimi eshte prioritet ne programin e PS-se. "Ne do u japim nxenesve e studenteve shqiptare nje mundesi reale zgjedhjeje", deklaroi zyrtarja socialiste, njekohesisht hartuese e programit qeverises.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›