E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama është më keq se Shesheli. Oketa sduhet tia bënte vetes atë që bëri. Hetimet për 21 janarin po shkatërrohen

Share

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp për gazetarët, në mënyrë krejt të beftë, pa lexuar asnjë deklaratë dhe pa u përqendruar vetëm në një çështje. Berisha përsëriti kryesisht ato gjëra që tha dje në mbledhjen e grupit të PD. Megjithatë ai rezervoi edhe një sulm ndaj Gazmend Oketës për largimin nga PD, duke thënë se ai ishte një ministër Mbrojtje që nuk guxonte të bënte pyetje në mbledhjet e grupit. Berisha tha se në mbledhjet e grupit të PD ka diskutime dhe ngrihen probleme. Berisha u dha sërish mesazh ndërkombëtarëve për çështjen e presidentit se ua dëgjon fjalën, por jo kur vjen puna tek zbatimi i ligjit. Duke folur për prishjen e marrëveshjes mes PS e PD për reformat, Berisha tha se pasardhësit e Bllokut kanë si opsion të vetëm bllokimin. Edhe pse nuk dihet se çmendojnë votuesit shqiptarë, Berisha tha se nëse Rama do kishte pranuar rekomandimet e para për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do kishte humbur zgjedhjet. Berisha foli shkurt për hetimet e 21 janarit. Ai akuzoi prokurorinë se po bën pazare me dosjen hetimore. Sipas tij, kjo po shkatërron hetimet e 21 janarit. Kryeministri nuk komenton asgjë nga Aleanca Kuq e Zi. Aleanca Portokalli, apo Aleanca Kuq e Zi? bëri një batutë Berisha.

Më poshtë janë pjesë nga konferenca e Berishës:

Për largimin e Gazmend Oketës

U garantoj se në çdo mbledhje, ose në shumicën, deputetët ngrenë probleme që kanë të bëjnë me çështje të zgjedhësve të zonave të tyre elektorale, sikundër deputetët ngrenë edhe probleme të përgjithshme.

Deputeti Oketa as tani as në kohën kur ka qenë në institucionet më të larta në qeveri, nuk ka ngritur qoftë edhe një problem të vetëm në mbledhjet e grupit parlamentar të PD. Të besoj unë që ish- ministri i Mbrojtjes ishte frikacak të ngrinte çështje në mbledhjet e grupit parlamentar, kjo nuk më konvenon. Vetë Oketa ka marrë pjesë në mbledhje rregullisht dhe nuk ka ngritur as edhe një problem, as kur ka qenë zëdhënës, as kur ka qenë deputet. Kështu që shkaqet e këtij divorci duhet ti kërkoni tjetër kund. Investigoni ju gazetarët. Në mbledhjet e grupit flet çdo njeri. Në grupin parlamentar ngrihen rëndom probleme, në mënyrë konstante. Të gjitha çështjet politike janë diskutuar dhe diskutohen me grupin parlamentar të PD. Jam i hapur për çdo diskutim. Zoti Oketa ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Të vetmen keqardhje që kam është se u largua si Namik Dokle, jo si një përfaqësues i një brezi tjetër. Këtë Gazmend Oketa nuk duhet tia bënte vetes së tij. Kaq.

Për zgjedhjen e presidentit

Unë jam njeri jashtëzakonisht vlerësues dhe bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar. Por në çdo vend sundimi i ligjit është standardi që bashkon vendet e lira. Në këtë kontekst, ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidatura ose kandidaturën për president, por në këto rrethana, ne mbetemi të vendosur ti japim vendit një president në përputhje me Kushtetutën. Do të ishte qesharake, joserioze, që ne të zëvendësonim Kushtetutën me forma të tjera të paparashikuara. Pra, periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5 mori fund në vitin 2008 me një marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës. Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid. Relacioni fakton se qëllimi madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së Shqipërisë në një elektroshok 1 vjeçar. Vendi ku u mor ky model ishte Kushtetuta greke. Ky nen që hoqëm binte në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, që përcakton sistemin që bazohet në zgjedhje periodike.

Do të jetë kandidati i mazhorancës, nëse do japë Rama, ne do e mirëpresim. Sikundër edhe Rama është i ftuar të paraqesë kandidatin e tij. Nuk do jetë proces konsolidues, do jetë proces kushtetues. Unë i qëndroj asaj që në kryesinë e PD nuk di asnjë që nuk ka kapacitetin për të qenë president. Ky është vlerësimi im.

Për zgjedhjet e 8 majit

8 maji ishte prova më e rëndësishme për qeverinë që kryesoj. Ishte testi për funksionalitetin e kësaj qeverie. Kundërshtari im i shpalli zgjedhjet plebishit mbarëpopullor. Tani cili ishte rezultati i këtij votimi: 142 mijë vota më shumë koalicioni që unë drejtoj se koalicioni i zotit Rama. Cili ishte rezultati? Ishte fitorja e katërfishtë në Bashkinë e Tiranës.

Për marrëveshjen me LSI

LSI është në qeveri si një forcë politike, sovrane, e lidhur me një marrëveshje dhe koalicion. Unë si kryetar i mazhorancës jam i detyruar të zbatoj marrëveshjen.

Për bllokimin e marrëveshjes për reformat PS-PD

Ajo që mund të përmbledh unë këtu dhe që mund tu vijë si e veçantë është se Blloku është vetëm Blloku. Çunat e Bllokut nuk kanë parim tjetër veç bllokimit. Ti marrim me radhë: Po punohej fare mirë ne reformën elektorale, po punohej me seriozitetin dhe përkushtimin më të madh. Por zoti Rama, që tallet me veten e tij, pasi zgjodhi rrugën e tij dhe hodhi poshtë të parën. Nëse do ulemi nuk ka diktat, ka traditë 20 vjeçare, ku do ketë ndryshime, kompromise. Rama nuk e pranoi të parën, sepse në të gjithë matematikën ai qe humbës në vitin 2013-ën. Po ta bënim ligjin nuk do kishte më Kastriotë për tu bërë kurbanë. Nuk do kishte mundësi të akuzonte komisionerët e tij. Rruga tjetër që zgjodhi është rrugë kompromisi. Rama, befas, doli para jush dhe denoncoi bllokimin. Çfarë bëri me parlamentin? U mblodhëm, solli si propozime ato që kishte para marrëveshjes. Kryeministri të mos mund të flasë në parlament më shumë se 10 minuta. Kryeministri është ai që udhëheq dhe Kushtetuta e çdo vendi i njeh të drejtën të flasë sa herë të dojë. Por Rama më parë gjen një eskimez në shkretëtirë sesa të bëhet kryeministër, tani thotë tia ndalojmë me ligj fjalën kryeministrit.

Vetëm Rama kërkon dënime kolektive, këtë e bënin vetëm etërit e Ramës. Kjo do mbetet në analet e parlamentit. Tani kërkojnë të rregullojnë bazën ligjore të asaj që bëri prokuroria politike. Sot për të prishur ato nene që ranë dakord sollën amendamentet e dënimit kolektiv. Këtë nuk e ka askush në botë, as Koreja e Veriut.

Neni tjetër, të dënohen falsifikatorët e statistikave. Si qëndron problemi i statistikave? Statistikat kanë relativitetin e tyre. Si nxirret statistika e bujqësisë? Nxirret me satelit. Mbi këtë statistikë ndërtohen politikat botërore. Rama ka një problem madhor me matematikën, u thotë shqiptarëve 1 milion të papunë. Nuk pranon statistikë tjetër veç kësaj. Nuk pranon statistikë tjetër përveç 95 përqind të shqiptarëve janë të varfër, pavarësisht se 300 mijë shqiptarë kanë nga dy shtëpi. Pse e bën këtë ai? Sepse Bllok do të thotë bllokim.

Ndërkombëtarët nuk pranojnë që INSTAT të varet nga Ministria e Financave. Por li

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›