E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mustafaj është shkrimtar, ska lidhje me realitetin. Për Topin nuk voton as vëllai i tij

Share

Kryeministri ka preferuar të komentojë me fjali të shkurtra çështje si partia e re e Bamir Topit apo deklaratat e Besnik Mustafajt se ai është shkëputur me tepri nga realiteti. Më poshtë disa pyetje të tjera nga konferenca 1 orë e gjysëm e Berishës:

Për partinë e Topit

Partia që votoi Edi Ramën? Flamuri ka votuar për mua e do votojë për mua. Pyete po nuk tha se kam votuar e do votoj gjithmonë për Sali Berishën. Kjo i përmbledh të gjitha.

Për deklaratat e Besnik Mustafajt

Shkrimtari Besnik Mustafaj, ai nuk e ka mohuar kurrë se është shkrimtar. Pra, shkrimtarët kanë realitetin e tyre. Prandaj janë shkrimtarë. Përndryshe do ishin si ne të tjerët. Kaq e ka frymëzimin ai.

Për fotot e tij me bllokmenët

E dhimbshme që i referohem një teme që duhet të ishte harruar. Shko në kryesinë e PS e shih si është ndërtuar në bibliografinë e etërve të tyre. Nuk jam unë që i kam mbledhur ata. I pavendosur në kokë. Pse këta dëmin ndaj kundërshtarëve e cilësojnë si të parin. Pse nuk ndodhnin këto gjatë kohës së Fatos Nanos? Atë që u bëra etërve të tyre edhe në katër breza nuk do ma harrojnë.

Për Fatos Skejën

As dhe njëherë, përveç keqardhjes dhe ngushëllimeve nuk kam bërë as dhe më të voglën përpjekje apo tentativë tjetër. E kundërta mund të jetë. Unë kam qëndruar ky që kam qenë publikisht. Kam theksuar e theksoj se institucionet e një vendi nuk mund të pushtohen kurrë. Për të faktuar këtë kam qëndruar pesë orë në zyrën time.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›