Berisha: Rama kërcënon protestuesit për lista të zeza nderkohë ka ndërtuar me paratë e baballarëve të protestuesve sarajet me park që nuk i ka as pallati mbretëror
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me grupin parlamentar demokrat, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për sjelljen e tij ndaj protestuesve dhe sidomos studentëve.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Rama në mëngjes i fton për dialog, ndërsa në mesditë del në takim me bankat, për t’i dalë kundër protestës.Sipas Berishës, Rama po sillet si hipokrit, në një kohë kur ka ndërtuar me paratë e atyre që protestojnë, sarajet me themele më të gjata se sa diktatori i tij.
“Rama nga paniku i tmerrshëm që e ka ngërthyer, frika e madhe se dita e llogarisë po vjen, ka humbur logjikën, arsyen dhe është lëshuar në kërcënime bajate vulgare që faktojnë të gjithë tipin e tij psikologjik.
Pasi i përmbysën karriget e dialogut del në takim me bankierët dhe mendon se fuqia ekonomike e bankave do t’i kthejë fuqinë. Bankat janë biznese nuk funksionojnë sipas parimeve të një narko-diktatori por sipas ligjeve.
Sot kërcëno protestuesit për lista të zeza, linçime, heqje pasaportash udhëtimi, bllokim të transportit publik, i nxjerr të gjitha nga arkiva e etërve të tij. Kërcënon se do u vërë në ngarkim çdëmtimin, shihni çfarë hipokrizie. ǒpretendon ky që flet për dëme kur ka ndërtuar me paratë e baballarëve të protestuesve sarajet me themele më të gjata se vilat e Enverit.
Ka rrethuar sarajet me park që nuk e ka as pallati mbretëror.
Flet për dëme e taksa, por ka zhdukur 130 mln euro në djegësin e Tiranës, 200 mln euro me 3 djegësa dhe asnjëri nuk punon”, tha ai.