E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmet nga protestat e dhunshme, bizneset e vogla deklarojnë 18 mln lekë te reja dëme

Vetëm nga biznesi i vogël, kioskat e shkatërruara dhe dyqane të plaçkitura, sipërmarrje familjare, deri tani është konstatuar një dëm prej rreth 18 mln lekësh të reja. Nga konstatimet e Administratës Tatimore në terren dhe nëpërmjet portalit “Dëmi im”, rezultojnë rreth 90 subjekte të dëmtuara.

Ende nuk ka filluar një verifikim për dëmet e konsiderueshme të mbi 40 filialeve bankare apo edhe më shumë bankomateve apo bizneseve të tjera të mëdha.

Ndërkohë që dëmi parashikohet të jetë shumë i madh në pronën publike, dhe jo financiar por edhe në dokumente. Janë djegur kosha pa fund, shkulur pllaka, shkatërruar semaforë, stacione autobusë, kangjella ndarës të rrugëve, djegur stola e pemë etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›