E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rama kurbanizoninteresat me jetike te qytetareve

Ne mbledhjen e Qeverise Kryeministri Berisha u shpreh se 28 nentori shenon fillimin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise duke e cilesuar si nje akt madhor i cili do te percillet me nje teresi aktivitetesh. Gjate diskutimit duke marre shkas dhe nga vizita e tij ne Maqedoni kryeministri nuk ka hezituar te sulmoje kreun e opozites Rama si shkaktar te bllokimit te integrimit te vendit ne BE.

Rama do te kurbanizoje interesat me jetike te qytetareve te ketij vendi. Nga vizita ne Maqedoni takimet qe bera u binda se opozita ne Maqedoni mbeshtet gjithe reformat per integrimin e vendit. Nuk mund te perdoret pushteti pavaresisht nga kundershtite qe ke me rivalin ne pushtet. Nuk mund te perdoresh pushtetin per te ndeshkuar qytetaret. Nuk mundesh kurre te viktimizosh femijet burrat dhe grate e ketij vendi se pse humb vete se te kap sindromi posesiv i Kurbanit dhe do te kurbanizosh interesat me jetike te vendit e shqiptareve. Rama te marre kurs nga lideri i opozites ne Maqedoni Branko Crvenkovski tha Berisha.

Duke u ndalur tek pergatitjet per kremtimin e festes Berisha lajmeroi per mbajtjen e nje koncerti madhor nje simfonie mbareshqiptare ne te gjithe trojet e banuara nga shqiptare. Ne feste do te jene te pranishem liderat shqiptare ne Kosove Maqedoni Mal i Zi arbereshet dhe ata ne diaspore. Planet madhore do te jene kater. Parlamenti dhe stadiumi do te ndertohen. Kjo qeveri eshte e angazhuar qe te coje deri ne fund kete premtim por duke respektuar procedurat ligjore te ketij shteti.

Vepra me e madhe e ketij 4-vjecari tuneli i Elbasanit eshte nje tjeter monument suksesi i Shqiperise i cili do te sherbeje per te lidhur edhe me shume shqiptaret kudo qe ndodhen. Shqiperia dixhitale ajo qe i perket te ardhmes eshte gjithashtu nje dhurate e shkelqyer per shqiptaret. Kryeministri propozoi ne Keshillin e Ministrave shpalljen e vitit qe nis ne 28 nentor si viti i pavaresise dhe ngritjen e nje Komisioni per kremtimin e 100-vjetorit te pavaresise. Falenderoj ne menyre te sinqerte Kryeministrin Gruevski Presidentin Ivanov dhe te gjithe liderat e tjere te Maqedonise per mikpritjen e shkelqyer qe me rezervuan. Ishte nje takim 1-ditor i shkurter por shume i frytshem pasi u arriten marreveshje te rendesishme ekonomike. Midis tyre ajo e ndertimit te nje terminali hekurudhor kontejneresh ne Struge marreveshja per bashkimin e linjes hekurudhore Lin-Kercove nje pakt portual per kalimin e mallrave nga porti i Durresit ne Maqedoni ndertimin dhe permiresimin e infrastruktures rrugore midis dy vendeve dhe mundesine per te udhetuar nga Shqiperia ne Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur nje karte identiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›