E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama mashtron shqiptaret

Nga Pogradeci në një takim me biznesin vendas, kryeministri Berisha deklaroi se pas marrjes së mandatit të tretë qeveria do të heqë cmimin e referencës për të gjitha importet që vijnë nga BE-ja.

“I kemi gjetur 36 përqind, i kemi zbritur në 4 përqind dhe do heqim cdo referencë për mallrat që ju importoni nga Bashkimi Europian”, tha Berisha. Shefi i qeverisë ironizoi premtimet e Partisë Socialiste për taksën progresive, një sistem që sipas tij është në fakt i mbështetur mbi mashtrimin dhe ndryshe nga c’thekson opozita ajo sjell rritjen e barrës për biznesin e vogel. “Mirë i fali ata që paskan nën 1500 dollarë të ardhura Mirë i fali ata që paskan nën 1500 dollarë të ardhura vjetore, po ata të tjerët që kanë mbi këtë? Atyre nuk u tregon sa do e kenë nivelin sepse niveli do të jetë fillimisht tek 25-a dhe do fluturojë pastaj sic kërkonte Marksi

Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë vjetore, po ata të tjerët që kanë mbi këtë? Atyre nuk u tregon sa do e kenë nivelin sepse niveli do të jetë fillimisht tek 25-a dhe do fluturojë pastaj sic kërkonte Marksi në manifestin e tij; të taksohen rëndë të pasurit dhe kapitalistët”, shtoi kryeministri. Ndërkohë që zoti Berisha paralajmëroi edhe ndërmarrjen e një nisme ligjore ndaj kryetarit te Bashkisë Pogradec i cili është fajtor sipas tij për rritje të paligjshme të taksave për biznesin e vogël. Në Pogradec kryeministri ka përuruar edhe rikonstruktimin e spitalit të këtij qyteti ku ai e vuri theksin edhe tek zhvillimi që ka patur sektori i shëndetësisë gjatë qeverisjes së PD. “Së bashku me sektorin privat këto vite kemi investuar në spitale, në qendra shëndetësore, në pajisje mjekësore 300 mln dollarë. Sot Shqipëria disponon aparaturat absolutisht të fjalës së fundit, sot lista e barnave të rimbursueshme është ndër më të plotat që ekziston në ndonjë vend”, deklaroi Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Rama: Ndëshkoni me votë qeverinë!
Berisha premton ujësjellësin
Rama: Shëndetësi falas

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›