Berisha Rama ne diten me te veshtire

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor
demokrat se motoja e kësaj qeverie është mbajtja e premtimeve të bëra.
Sipas Kryeministrit, impakti i reformave të shpallura është pozitiv dhe se asgjë nuk e zëvendëson opinionin e qytetarëve, ndërsa synohet pasurimi i programit të PD-së.
Duke folur para deputetëve të PD-së, në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se kundërshtari është në hallin e tij më të madh, në ditën e tij më të vështirë.
“Çdo njeriut mund t'i ndodhë që të gënjehet njëherë. Njerëzve duhet t'u prijë besimi, dhe është normale të besosh. Të gënjesh dy herë, ke gënjyer veten, thotë fjala urtë. Kjo është keq, e keqja është kur beson gënjeshtrat e tua. Kjo është e pashërim. Njeriu që beson gënjeshtrat. Po ta marrim si homosapiens, është ai që ka shikim, por nuk shikon, ka dëgjim, por dëgjon, ka ndjeshmëri, por nuk ndjen”, tha Berisha, duke iu referuar kreut të PS-së, Edi Rama.
Më tej Berisha akuzoi Ramën se ai gënjen për çështjen e shëndetësisë, sepse Qeveria ka rimbursuar ilace që nuk janë në skemë dhe se pensionistët i marrin falas barnat. Po ashtu berisha theksoi se se Rama gënjen kur thotë që gratë shtatzëna paguajnë për ndjekjen e fëmijëve nëpër maternitete, pasi ky shërbim është falas.