Berisha: Rama nuk e kapërcen dot humbjen e Tiranës as me pilulat që i jep Pandeliu
TIRANE-Mbrëmjen e së martës Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar ku kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje kandidatëve për deputetë të fokusohen tek qytetari.
“Fushata jonë elektorale duhet të fokusohet vetëm tek qytetarët. Pa asnjë lloj paragjykimi se i cilës forcë politike është. Jo ne jemi përgjegjës para tyre, për të marrë mendimin e tyre, përgjegjës për të shpjeguar cfarë do të bëjmë për ta”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk kurseu akuza mbi kryetarin e PS, Rama duke e vlerësuar atë rrenacak mbi deklaratat për Universitetet.
“Ka një veti ky zotëri për realitetin, pranon për realitet vetëm atë që vetëpërceton ai në mënyrën e tij çka e largon ndonjëherë, e nxjerr në ndonjë botë që nuk ekziston kurrë dhe ky është i cuditshëm se ky nuk është as ndonjë njeri i pashëtitshmëm. Ky ka qenë dhe në Gjermani madje ka dhe histori gjermane për standardin e këtij, por problemi është se del u thotë se në Gjermani ka 6 deri në 10 universitete. Rrenacak me gërma të vogla e të mëdha, por puna e tij”.
Më tej Berisha u ndal dhe tek autobusi me të cilin udhëtojnë kandidatët për deputetë të PS.
“Autobusi po shndërrohet në një autobus bunker, nuk lanë gjë pa thënë për Fatos Nanon, por autobusin ia morën dhe ndaj le të vazhdojnë në autobus se është mirë aty, jo xhamat i ka të zeza, nuk sheh dot përjashta”.
Sipas kryeministrit, kreu i PS Rama ende nuk ka kaluar hidhërimin nga humbja si kryebashkiak i Tiranës.
“Largimi nga Tirana po e vuan shumë këtë moment, sipas banorëve të autobusit, ata e thonë, Pandeliu po i jep pilula optimizmi, por ai nuk po e kalon dot. E la Tiranën me 255 km rrugë të pasfaltuara”.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Devoll, Rama: Shqipërisë i duhet Rilindje, jo një gjysh me antiplumb si Saliu