E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama perfundoi te Partia e Punes

Elbasan 5 prill NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga qyteti i Elbasanit se koalicioni qeverises ka 55 per qind te votave te shqiptareve. Ne prezantimin e kandidatit te Durim Hushi Berisha theksoi se Partia Socialiste imitoi koalicionin e djathte she perfundoi te Partia e Punes.

Ne te gjitha rekordet elektorale ky koalicion ka 55 per qind te votave te te gjithe shqiptareve. Ne e ke kemi te thjeshte filozofine. Ne e bazojme fitoren ne dy shtylla kryesore  premtimet i realizojme dhe koalicion i gjere. Zoti Rama u perpoq te na imitoje me koalicionin dhe shkoi me Partine e Punes. Por behet koalicion me Partine e Punes Vetem ai e ben. Perpara kishte alergji tani mori ca emra dhe shkoi e ra tek Partia e Punes se Shqiperise. Ta mbaje me shendet. Koalicioni i se shkuares tha ai.

Ne takimin e zhvilluar dje pasdite me strukturat e Partise Demokratike ne  Elbasan Berisha shprehu mbeshtetjen dhe vleresimin e tij per kandidatin e koalicionit Aleances per qytetarin ne bashkine e Elbasanit Durim Hushi. Berisha u shpreh se Hushi ka  deshmuar se para se te ishte partiak ishte shqiptar dhe vuri veten ne interesin e Shqiperise.

Berisha dje gjate takimit ne Elbasan

Une kam besim te plote tek ju tek anetaret militantet mbeshtetesit tane se do ta shnderrojme kete periudhe ne periudhen e punes me intensive por edhe me te bukur qe qyteti i Elbasanit ka njohur ne menyre qe ne daten 8 maj ne te shkojme te sigurt ne fitoren qe e meritojme u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se koalicioni qeverises vjen ne keto zgjedhje me nje bilanc te qarte arritjesh nder me te medhate per qytetaret shqiptare. do demokrate e cdo demokrat 8211 tha Kryeministri 8211 duhet ta kete te qarte si kristali se PD-ja eshte sot shumice ne kete vend se PD-ja ia doli sot te heqe vizat per shqiptaret se PD-ja ia doli te prokuroje dhe te nise se shpejti tunelin Tirane-Elbasan se PD-ja ia doli te ndermarre qindra e qindra projekte te tjera vetem e vetem sepse ka nje shumice ne parlament te cilen e realizon ne koalicionin me Levizjen Socialiste per Integrim.

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se koalicioni Aleanca per qytetarin hyn ne kete fushate e sigurt ne fitore sepse ka nje vizion te kristalte per qytetarin.

I pari eshte qytetari te paret jeni ju u drejtohemi ne qytetareve. Perzgjedhja eshte e shkelqyer. Ngado qe ta veshtrojme kete moto eshte motoja me e goditur qe duhet te na motivoje. Ne hyjme ne kete fushate te vendosur per te shpalosur fushaten me qytetare qe kemi bere ndonjehere. Ne qofte se themi ju jeni te paret se pari jane vlerat e qytetarit. Ndaj te pandikuar aspak nga fushata e sharjeve e shpifjeve trillimeve e akuzave te krahut tjeter ne vazhdojme te shpalosim vlerat qytetare vlerat pozitive vazhdojme te degjojme te mbajme shenim te diskutojme cdo problem qe ka qyteti apo komuna tha Berisha.

Vizioni yne tha me tej  Kryeministri eshte i qarte per te gjithe vendin dhe mbeshtetet ne nje performance shume te mire ekonomike. Ne kemi nje performance shume te mire nga pikepamja ekonomike kemi nje mori projektesh kemi nje vizion shume te qarte per te gjithe vendin sic e kemi per Elbasanin e kemi per Gramshin per Vithkuqin per Dukagjinin  e kemi kudo. Kurre ndonjehere nuk kemi qene me te qarte per hapat qe duhet te ndermarrim per te ndryshuar Shqiperine kudo. Ndaj premtojme dhe mbajme premtimet.

Duke u ndalur ne procesin zgjedhor Kryeministri theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme zbatimi me rigozoritet i ligjit eshte synimi me kryesor.

Ne keto zgjedhje duhet te bejme perpjekjet me te medha qe te jene zgjedhjet model. Por dua tu them se pergjegjesia per zgjedhjet eshte kryesisht e jona e qeverise dhe kete nuk duhet ta harrojme. Ne kemi pergjegjesi per zbatimin me rigoroz te ligjit. Ndaj ju lutem shume secili nga ne duhet te qartesoje dispozitat e Kodit Zgjedhor qe kane te bejne me veprimtarine tone dhe duhet te jemi model ne zbatimin e ligjit. Zgjedhjet behen te lira e te ndershme kur zbatohet ligji ky eshte kushti themelor i tyre tha Berisha.

Ne mbyllje te takimit Kryeministri Berisha u shpreh se kam besim te madh se ne daten 9 maj do te festojme fitoren ne Elbasan Tirane Durres e mbare Shqiperine kam besim te madh se me kryetrarin e bashkise se Tiranes dhe te Elbasanit do te presim para zgjedhjeve te 2013 shiritin e autostrades Tirane-Elbasan.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeZbardhet takimi Berisha-Lajcak Berisha-Lajcak Do te realizojme zgjedhje te liraPS Te reagoje OSBE nuk ka zgjedhje ne keto kushteBerisha Regjistrimi i PS per 8 Majin permbushje e nje detyrimi kushtetuesBerisha 8 maji pergjigja ligjore ndaj PS LidhjeBerisha Durim Hushi Elbasan Rama Partia e Punes zgjedhjet

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›