Gardistët që filmuan 21 janarin “Vetëm turma, s’ka plan armësh”
05/04/2011 Pesë punonjës të sektorit të Teknologjisë e Informacionit dëshmojnë në Prokurori
TIRANE- Specialistë të Gardës së Republikës që shërbejnë si kameramanë dhe instalues të teknologjisë së kamerave janë pyetur dje në Prokurorinë e Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime lidhur me filmimet e kryera gjatë demonstratës së 21 janarit. Kanë qenë rreth pesë persona, të cilët janë paraqitur ditën e djeshme në Prokurorinë e kryeqytetit, duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor që aktualisht është duke kryer verifikime lidhur me veprimet e efektivave të gardës gjatë demonstratës së dhunshme, në të cilën humbën jetën katër persona dhe 7 të tjerë u plagosën. Para hetuesve ata kanë treguar se qëllimi i instalimit të kamerave ka qenë filmimi i të gjithë veprimeve të demonstruesve, si dhe evidentimi i personave që shfaqnin rrezikshmëri. Mirëpo veç kamerave të instaluara, Garda kishte caktuar një person të filmonte në plane dhe drejtime të ndryshme, të gjithë situatën e demonstratës së 21 janarit të organizuar nga partitë opozitare, përfshirë këtu dhe lëvizjet e efektivave të Gardës. Gjatë dhënies së dëshmisë specialistët të sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit kanë mohuar në mënyrë kategorike se ata nuk kanë manipuluar pamjet filmike që kanë dorëzuar në Prokurori. Ndërkohë që këta të fundit dyshojnë se kasetat e dorëzuara vullnetarisht nga Garda janë të manipuluara, pasi nuk shfaqin asnjë plan filmik nga gardistët që drejtojnë armën në drejtim të turmës, që qëllojnë me plumba gome mbi demonstruesit, si dhe që qëllojnë me gurë mbi ta. Sipas hetuesve në kasetat filmike shfaqen vetëm demostrues që hedhin gurë në drejtim të kryeministrisë dhe policisë, ndërkohë që për sa i përket pozicionimit të efektivave të Gardës së Republikës dhe menaxhimit të planit për mbrojtjes e godinës së kryeministrisë, nuk ka plane filmike në kasetë. Disa nga drejtuesit e Gardës shfaqen duke komunikuar me vartësit e tyre dhe dhënë urdhra me megafon, gjë e cila sipas gardistëve të pyetur në Prokurori rrëzon pretendimin se në Gardën e Republikës ndodhet një server që ruan bisedat me radio. Një javë pas demonstratës së 21 janarit, Garda dorëzoi vullnetarisht në Prokurori një kasetë me pamje filmike, ku pretendohej se në të ekzistonin prova të mjaftueshme për të zbardhur të gjithë ngjarjet e dhunshme të ndodhura më 21 janar. Mirëpo nga ana tjetër hetuesit ngritën dyshime se pamjet e kasetës nuk ishin bruto, por të përpunuara në montazh. Lidhur me këtë dyshim ata kanë pyetur specialistët e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, të cilët kanë pohuar se pamjet nuk ishin manipuluar.
Urdhri për 36 armë
Prokuroria ka urdhëruar laboratorin e Policisë Shkencore të kryejë ekspertimin balistik të rreth 36 armëve të marra nga Garda, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se disa prej tyre mund të jenë armët që kryen vrasjet e katër demonstruesve Zivër Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nikaj dhe Faik Myrto. Aktualisht, Prokuroria ka prova bindëse vetëm për një vrasje, atë të Zivër Veizit ku ka arrestuar gardistin Agim Llupo, ndërsa për sa i përket tre vrasjeve të tjera organi i akuzës ende s’ka drejtuar gishtin në asnjë prej efektivave të Gardës.