Berisha: Rama po asgjëson parlamentin duke e trajtuar si plaçkë personale

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi edhe njehere tjeter Edi Ramen dhe mazhorancen se po shkelin Kushtetuten duke asgjesuar parlamentin permes zhvillimit te mbledhjeve online ne komisionet parlamentare.
Ai shtoi se ky vendim antikushtetues nuk ka asnje hapesire ligjore se ku mund te mbeshtetet pasi vendi nuk eshte ne gjendje pandemie.
Vendi nuk është në gjendje pandemie, por Edi Rama dhe përroi psikik janë në panik të tmerrshëm, janë të tronditur gjer në palcë nga rezistenca e deputetëve të opozitës.
Në këto kushte, ata gjejnë si rrugëdalje, fshehjen, klandestinitetin dixhital.Pra, shkelin ligjin dhe Kushtetutën për t’u bërë të padukshëm në sallat, komisionet parlamentare.
Ky është asgjësim de facto i parlamentit.Shndërrimit të institucionit kryesor në një republikë parlamentare në një institucion virtual.
Lideri i opoztes tha se shqiptaret nuk do te lejojne qe Rama ta perdore Parlamentin si plaçke personale.
Por unë e garantoj Edi Ramën se do mund të fshihet virtualisht, por vetëm përkohësisht.
Shqiptarët po shohin, shqiptarët po e ndjekin këtë tentativë të fundit të tij për të fshehur gjurmët e krimeve që ai ka kryer gjatë qeverisjes.
Shqiptarët konstatojnë se ai po e trajton Shqipërinë, po e trajton parlamentin si një plaçkë të tij personale dhe janë të vendosur të mbështesin betejën e deputetëve opozitarë, janë të vendosur që të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim.
Pra, problemi është se po asgjëson parlamentin dhe në këtë kontekst, kur sheh këto veprime, beson se mund ta kalojë.
E vërteta është se çdo ditë po bëhet më e rëndë dhe çdo ditë ofron fundin e tij.