Kontroll kopshteve private, task-forcë për të parandaluar abuzimet dhe rastet e dhunës ndaj fëmijëve

Pas publikimit të disa rasteve të dhunës së ushtruar në kopshte e çerdhe private, jo vetëm në kryeqytet, është ngritur një task-force institucionale për verifikimin në terren të këtyre subjekteve.
Ministria e Arsimit, policia e shtetit dhe ajo bashkiake si dhe inspektoratet, do të bashkëpunojnë duke u përqendruar fillimisht në shërbimet parashkollore për fëmijë.
Rasti më i fundit i dhunës ndaj një fëmije 3 vjeç, ndodhi në fillim të këtij muaji, në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ai nuk kishte licencë duke urdhëruar mbylljen e tij.
Nderkohe u shoqerua ne polici edhe edukatorja qe dyshohet se ka dhunuar deri ne thyerjen e kembes, te mituren 3 vjece.