E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama premton legalizime, mirditorit në Rrashbull i tha: Ik në mal

Nga rrethi i Mirditës ku prezantoi kandidatët për deputetë Kryeministri Berisha i ka kthyer përgjigje akuzave të Ramës për mungesë programi nga PD.

Në autobusin e tij mavi deklaron se PD nuk ka program. Nëqoftëse ka një njeri në Shqipëri që për shkak të padijes nuk di cfarë është programi politik, ekonomik, legjislativ, ky është Edi Rama. Pyeteni pak ish Presidentin Rexhep Meidani për historinë e programit të Ramës, ju tregon ai tha Berisha.

E ndërsa fushata elektorale e kundërsharit të tij politik është kthyer në një lobim se nuk nuk do të ketë kthim pas të të ardhurve në Tiranë, Berisha nga sheshi qëndror në Rrëshen solli një fabul të një takimi të Ramës në Rrashbull, për tu demstruar mirditorëve se premtimi i socialistëve për legalizimet është thjesht demagogji.

Ishte në takim në Rrashbull, e pyeti një mirëditor, cfarë do bësh ti me ne. Nga je ti, i tha ai. Nga Mirdita. Do shkosh atje në mal, se do ta marrin tokën. Shko në Tropojë u thotë se të parët e mi nga Geghyseni janë nisur drejt jugut. Një njeri që nuk di nga është ose nuk do të dijë se nga është. Unë kam qenë në fshatin e tij dhe është shumë i mirë. Zoti Rama çdo politikan ka një detyrë, të bëjë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ky është morali deklaroi Kryeministri.

Lideri i së djathtës ka kërkuar mbështejen e mirditorëve për të vazhduar më tej projektin e Shqipërisë së Zhvilluar dhe asaj Europiane, ndërsa me një seri pyetjesh në drejtim të Ramës ka risjellë në retrospektivë antieuropianizmin e kreut të selisë rozë.

Nga ky shesh ti shtrojmë disa pyetje: A ishte interesi ynë jetik firmosja e marrëveshjes së stabilizim asocimit? Ska njeri që mund të thotë se ky nuk ishte interesi i çdo shqiptari. Po bilbilat, po trumbetat, zilet në parlament kur do firmosej marrëveshja, në interes të kujt ishin? A kanë shqiptarët sot interes më jetik se vendi i tyre të jetë anëtar i NATO-s? Të ketë mbrojtjen totale të SHBA nga cdo rrezik, në cdo rast. Mitingu i protestës të nesërmen e anëtarësimit në NATO në interes të kujt ishte? Rruga e kombit a ishte në interes të shqiptarëve, po deputetët që i cove me cadra për të bllokuar tunelin e Kalimashit në interes të kujt ishin? Përshëndes djemtë e Fanit që i përzunë, u thanë shkoni në seli. Rruga drejt Europës nuk është e lehtë, është një punë që kërkon sakrifica dhe përpjekje të mëdha. Ne i bëmë këto, 236 ditë bllokove statusin me tre ligjet. Pa pyetur asnjë interes përjashtove Shqipërinë nga statusi për një vit, i votove një ditë më parë kur u mbyll mundësia për të marrë statusin këtë vit. A është ky interesi i qytetarëve të Mirditës, qyetarëve shqiptarë? Është vetëm testamenti i etërve të tu. Ju ftoj që me 23 qershor të gjithë sëbashku për një Mirëditë të zhvilluar, infrastrukturë moderne, shkolla, ujësjellësa, shërbime, të ecim të sigurt drejt të ardhmes europiane, votoni 44 deklaroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›