Berisha Rama qellim kolapsin ne KQZ

Kryeministri Sali Berisha, gjatë përurimit të impiantit të ujërave të
zeza në Shëngjin, deklaroi se kjo vepër ka një rëndësi jetike për këtë
pjesë të vendit.
"Me investimin 12 milionë euro plazhet në këto zona do të shfrytëzohen më shumë", tha Berisha. Kreu i Qeverisë premtoi që në katër vitet e ardhshme të përmirësojë infrastrukturën nëpër shumë qytete dhe fshatra të vendit. Nga Shëngjini, Kryeministri sulmoi edhe kryetarin e opozitës Edi Rama, të cilin e akuzoi se tentoi të verë në kolaps institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. "Pala tjetër thotë një mal me mashtrime, trillime dhe shpifje. Rama, pasi tentoi të shtyjë zgjedhjet dhe të verë në kolaps KQZ-në tani po bën betejën e Muhos. I them Ramës se kjo është beteja e tij e parafundit e dështuar, sepse e fundit do të jetë më 23 qershor", tha Berisha.