Topi Vendit i duhet administrim politik demokratik

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi deklaroi se Shqipëria ka
nevojë për një administrim politik demokratik, ndërsa shprehu
shqetësimin për gjuhën e përdorur nga politika shqiptare.
"Po shohim një fjalor shumë të ulët në institucione të rëndësishme, sic është Parlamenti. Ky Parlament në historinë e vet të viteve të fundit ka ende komisione hetimore, të cilat nuk përkojnë atributet fisnike serioze, sepse janë kthyer në instrumenta të një grupi individësh dhe kjo është për të ardhur keq", tha Topi. Sipas tij, sjelljet politike të ish-bashkëpunëtoreve kanë degraduar mjaft dhe rezultat i tyre është kthimi i institucioneve në ambiente për militantë partiakë. Zgjedhjet 2013Berisha: Alternativa e Ramës, mashtrimiRama: Në 300 ditë vendosim rendin “Zgjedhjet, jo vetëm KQZ” "Nëse duhet të ngrihen komisione hetimore, duhet të ngrihen për hetuar politiken e pandershme nepotike të pushtetit për të pushtuar selitë diplomatike. Të ashtuquajturit ambasadorë apo diplomatë në vende të ndryshme, refuzonin të prisnin presidentin dhe nëpër zyrat e tyre nuk ishte fotoja e kryetarit të shtetit", tha Topi. Ish-presidenti theksoi se komenti i bërë nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka qenë jashtëzakonisht korrekt. Duke folur për koalicionet e ndërtuara për zgjedhjet e 23 qershorit, Topi kujtoi se bashkimet e partive nuk janë gjë tjetër vecse koalicione pazaresh.