E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rama si Marksi do shkaterrimin e te pasurve

Te tjera rreth shkrimit Rama Kryeministri flet percart TIRANE - Ne mbledhjen e rradhes te grupit kuvendor demokrat kryeministri Berisha ia kushtoi te gjithe fjalen e tij situates ekonomike ne vend. Dy jane pikat qe sipas Berishes duhet te merren ne konsiderate Liberalizimi i cili ruajtin vendin nga kriza dhe injoranca financiare e cila sipas Berishes po karakterizon opoziten.
Sa i takon te pares kryeministri shqiptar ftoi edhe vendet europiane te perdorim modelin shqiptar te dalin nga kriza.
Qeverite sot ne Europe po levizin ne drejtim te liberalizimit masa te cilat ne i morem kohe me pare. Ju garantoj se kjo fryme se eshte fryma e vetme qe do nxjerre nga kriza keto vende tha kryeministri.
Sa i takon opozites dhe modelit te saj te taksave kryeministri tha se eshte kopje e modelit marksist.

Ne te kete gjithe realitet si klithma te se shkuares se larget vjen dhe propaganda vulgare e drejtuesve te PS. Pasi u thane shqiptareve dy vjet rrjesht se ne Shqiperi ka nje million te papune dhe nuk u thane pse mashtruan 1 milion here injoranca financiare ne piedestal nuk mund te vendosej ndryshe.
Se fundi kane problemin e taksave. Duan ti rikthehen modelit marksist. Por ky model eshte faktor krize. Modeli i Marksit te shkaterrojme te pasurit. Pasioni i perjetshem i PS Te varferit qe krijojne tha kryeministri ne fjalen perpara deputeteve.

CENSUSI DHE BIZNESET
Censusi fakton se ne vitet 2005 ndash 2009 moren jete biznese san e 15 vite te marra se bashku. Statistika e para dy diteve se 50 e bizneseve active jane te 4 vjecarit te mandatit tone te pare deshmoi suksesin e modelit tone ekonomik. Sqaroj se nje rast se 60 e tyre jane biznes i vogel ne vende te tjera eshte 70 ndash 80. Por ajo qe spikat ne ekonomine shqiptare eshte ekonomia e mundit dhe djerses. Qytetaret po behen me ekonomiste se kurre se po perballen me pasojat e nje krize qe do jete me shume se afatmesme tha mes te tjerash Berisha.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›