Berisha: Rama të lejojë deputetët e PS-së në Kuvend, kutitë nuk hapen

Një ditë pasi Këshilli i Evropës miratoi rezolutën për Shqipërinë dhe kërkoi zgjidhjen e krizës politike në vend, kreu i qeverisë Berisha ka ftuar kryesocialistin Rama të lejojë deputetët e PS-së të hyjnë në Kuvend. Berisha ka premtuar ngritjen e menjëhershëm të Komisionit Hetimor Parlamenar për të hetuar pretendimet e Ramës. Por kreu i qeverisë ka hedhur poshte çdo mundësi për hapjen e kutive. "Ftoj Ramën të fusë në Kuvend grupin e PS-së. E garantoj se ky akt do shoqërohet me ngritjen e menjëhershm të Komisionit Hetimor Parlamentar për të hetuar me seriozitetin më të madh gjithë pretendimet e Ramës përveç çëshjteve të gjykuara, që në asnjë rrethanë s'mund të jenë objekt shqyrtimi politik", u shpreh Berisha.
Kryeministri garantoi opozitën se qeveria është e vendosur të bashkëpunojë gjerësisht në të gjithë procesin e refrormave, në veçanti në reformën zgjedhore. "Ku zë kryesor do të njoh zërin e opozitës. Ky mbetet qendrimi im i palëkundur, se mazhorancës i takon t'i japë opozitës garancitë për një proces zgjedhor të ndershëm", pohoi ai.
Kreu i qeverisë , duke iu referuar miratimit të rezolutës nga KiE për Shqipërinë theksoi se u bë e qartë se bojkoti nuk pranohet. Ai nënvizoi se nuk mund të ketë shpërblim të bojkotit. "Shpërblimi i bojkotit do të thotë legjitimim i revolucionit permanent.
Kryeministri foli edhe për marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të zbatohet.
"Ligji i deteve është zbatuar me korrektesë. Por, të pëlqen ose jo, nuk diskutohet vendimi i Gykatës. Marrëveshja me Greqinë do eci para", u shpreh ai.
Duke iu referuar kërkesës që Presidenti Topi të luajë rolin e negociatorit ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, kreu i qeverisë tha se "Asjë individ nuk ka pranuar rinumërimin e votave. është vërtetuar se kjo është e papranueshme. Nëse Topi gjykon se mund të bindë PS-në, Ramën, për t'u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjit, pra respektimi i vendimi të gjykatave, unë e pres pa asnjë diskutim. Si kreu i KLD-së, Topi nuk mund të konceptojë të mos respektohet vendimi i gjykatave", nënvizoi kreu i qeverisë.
Sa i përket një skenari që deputetët e PS-së të hyjnë në mars në Kuvend për të mos djegur mandatet, e më pas të dalin sërish nga Kuvendi, kryeministri tha se ky do të ishte një absurditet madhor. Ai tha se nëse deputetët nuk hyjnë në Kuvend do të humbasin mandatin dhe do jetë Rama që do vendosë për 64 mandatet e deputetëve të PS-së.