Mungonin avokatët, shtyhet gjyqi ndaj Taçit

Gjykata e kryeqytetit shtyu sot seancën e parë të procesit në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi i akuzuar për ushtrim dhune për shkak të detyrës, ndaj gazetarit Mero Baze.
Në seancën e sotme trupi gjykues verifikoi praninë e palëve, duke konstatuar mungesën e avokatëve mbrojtës të personave të akuzuar për rrahjen e gazetarit Baze.
Në këto kushte, gjykata deklaroi se seanca nuk mund të zhvillohet. Sipas gjykatës, palët morën njoftim pr t'u paraqitur në gjykatë më 18 shkurt kur është lënë të zhvillohet seanca e ardhshme e këtij procesi.
Rezart Taçi akuzohet se ka rrahur gazetarin Mero Baze mbrëmjen e 2 nëntorit 2009 në një bar tek ish-blloku për shkak të detyrës së tij.