Berisha Rama te mos bllokoje ligjet

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të premten se zgjidhje për Fierin mbetet
mocioni i besimit për këshilltarët, ndërsa i bëri thirrje kryetarit të
opozitës Edi Rama që të mos bllokojë votimin e ligjeve të kërkuara nga
KE në Kuvend.
Gjatë një konference të përbashkët për media me homologun maqedonas Gruevski, Berisha u shpreh se ndërsa në rastin e konfliktit grek-maqedonas për çështjen e emrit bllokimi për anëtarësimin e Shkupit në NATO vjen nga një shtet fqinj, në rastin e Shqipërisë ka një bllokim që vjen nga brenda, që sipas Berishës, është kryetari i PS-së Edi Rama.
"Në Parlamentin Evropian u votua për rekomandimin e Komisionit të Jashtëm për statusin kandidat. Do të doja që Rama ta vlerësonte këtë votim dhe të mos merret me Fierin, cështje për të cilën pati një tërheqje nga gjykimi", u shpreh Berisha.
Gruevski: Dialog për çështjen e emrit
Kryeministri Nikola Gruevski deklaroi se ka besim për një zgjidhje të çështjes së konfliktit të emrit me Greqinë, duke u shprehur për dialog dhe vullnet të mirë në arritjen e një kompromisi.
Nga Tirana, ai theksoi se ka qenë Greqia që e ka shkelur marrëveshjen ndërkombëtare, ndërsa shtoi se ka besim që do të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dy popujt.
Gruevski nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse do të kishte një tërheqje nga Shkupi zyrtar për emrin.
Marrëveshje bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni
Nënshkruhen në Tiranë dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase: Marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit dhe marrëveshja për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.
Ndërkohë në konferencën e përbashkët për shtyp mes dy Kryeministrave, atij shqiptar Sali Berisha dhe atij maqedonas Nikolla Gruevski, u shprehën vlerësimet e rastit për bashkëpunimin mes vendeve.
"Me Gruevskin nënshkruam dy marrëveshje që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë", u shpreh Berisha në fjalën e tij.
Nga ana e tij Gruevski u shpreh se në bisedime është folur edhe për një linjë ndërkufitare duke filluar nga Kërçova. Sipas tij, Maqedonia po punon në mënyrë aktive për realizimin e unazës në Ohër.
Më pas Gruevski pritet të takojë Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Kuvendit.