E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane grabitet me dhune nje grua

Rikthehen grabitjet me dhunë në rrugët e kryeqytetit.  Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00 një grua është bërë viktimë e grabitjes së radhës në rrugë.

Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së 9-katësheve, ndërkohë që mësohet se dy persona me motorr, i kanë tërhequr gruas çantën nga dora.  

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të grabitësve, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i gruas dhe sendet që i kanë grabitur asaj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›