E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të mos bllokojë popullin

Në mbledhjen e Qeverisë e nisur pak më parë Kryeministri Berisha u shpreh se 28 nëntori shënon fillimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,duke e cilësuar si një akt madhor i cili do të përcillet me një terësi aktivitetesh. Gjatë diskutimit duke marrë shkas dhe nga vizita e tij në Maqedoni kryeministri nuk ka hezituar të sulmojë kreun e opozitës Rama si shkaktar të bllokimit të integrimit të vendit në BE.
“Rama do të kurbanizojë interesat me jetike të qytetarëve të këtij vendi. Nga vizita në Maqedoni, takimet që bëra u binda se opozita në Maqedoni mbështet gjithë reformat për integrimin e vendit. Nuk mund të përdoret pushteti pavarësisht nga kundërshtite që ke me rivalin në pushtet. Nuk mund të perdorësh pushtetin për të ndëshkuar qytetarët. Rama të marrë kurs nga lideri i opozitës në Maqqedoni, Branko Crvenkovski”- tha ai.
Duke u ndalur tek përgatitjet për kremtimin e festës, Berisha lajmëroi për mbajtjen e një “koncerti madhor, një simfonie mbarëshqiptare”, në të gjithë trojet e banuara nga shqiptarë. Në festë do të jenë të pranishëm liderat shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, arbëreshët dhe ata në diasporë.
Planet madhore do të jenë katër. “Parlamenti dhe stadiumi do të ndërtohen. Kjo qeveri është e angazhuar që të çojë deri në fund këtë premtim, por duke respektuar procedurat ligjore të këtij shteti. Vepra më e madhe e këtij 4-vjeçari, tuneli i Elbasanit, është një tjetër monument suksesi i Shqipërisë, i cili do të shërbejë për të lidhur edhe më shumë shqiptarët kudo që ndodhen. Shqipëria dixhitale, ajo që i përket të ardhmes, është gjithashtu një dhuratë e shkëlqyer për shqiptarët”.
Kryeministri propozoi në Këshillin e Ministrave “shpalljen e vitit që nis në 28 nëntor si viti i pavarësisë” dhe “ngritjen e një Komisioni, për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë”.
Në vazhdim Berisha bëri një rezyme në Këshillin e Ministrave dhe për bisedimet e ditës së mëparshme me udhëheqësit e shtetit maqedonas. “Falenderoj në mënyrë të sinqertë Kryeministrin Gruevski, Presidentin Ivanov dhe të gjithë liderat e tjerë të Maqedonisë, për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervuan. Ishte një takim 1-ditor, i shkurtër, por shumë i frytshëm, pasi u arritën marrëveshje të rëndësishme ekonomike”.
Midis tyre, ajo e ndërtimit të një terminali hekurudhor kontenierësh në Strugë, marrëveshja për bashkimin e linjës hekurudhore Lin-Kërçovë, një pakt portual për kalimin e mallrave nga porti i Durrësit në Maqedoni, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve dhe mundësinë për të udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur një kartë identiteti”.
Në vazhdim të fjalës, Berisha veçoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptarvëe në Maqedoni.
Më tej ai u ndal në vizitën në Tetovë, ku tha se u karakterizua nga momente të veçanta dhe veçoi takimet në Universitetet e Tetovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›