Berisha Rama te mos fshihet pas letrave

Ne leter komisioneri Fule ngre shqetesimin se situata akuale politike po pengon reformen elektorale per zgjedhjet lokale te majit te ardhshem te cilat sic thote komisioneri per zgjerimin duhet te arrijne standartet me te larta demokratike.
Per kete arsye komisioneri Fule inkurajon kryeministrin te kontribuoje ne nje zgjidhje kompromisi duke siguruar transparence dhe respektim te Kushtetutes.
Opozita e interpretoi kete leter si tregues se kryeministri Berisha eshte shkaktar i zgjatjes se krizes politike. Por kryeministri Berisha ka nje kendveshtrim tjeter per ceshtjen.
Ata te cilet perdorin letra ne mendjen e tyre si argumente per te mos u angazhuar ne zgjidhjen e problemeve gabojne shume rende. Ajo eshte nje leter e cila fton kompletimin e reformes zgjedhore. Kryetarit te opozites i eshte thene harto cdo amendament qe deshiron per zgjedhjet e ardhshme ne menyre qe te kesh sigurite me maksimale dhe qeveria ti votoje ato teresisht pa asnje modifikim me nje kusht qe te marre nje opinion ne Komisionin e Venecias apo nga OSBE/ODHIR. Kryetari i qeverise i ka ofruar kryetarit te opozites konsensusin maksimal total te paprecedent ne historine e Europes ku nuk gjendet kurre nje qeveri qe ti thote opozites merr shkruaj amendamentet dhe ti votoj une. Kete e bej se une udhehiqem nga respekti per opoziten. Kete mund ta bej po lepurin nga barku zotit Rama nuk mund tia nxjerr te jem i sinqerte deklaroi kryeministri Berisha.
Situata aktuale politike ka lene pa zgjidhur edhe ceshtjen tjeter shume te rendesishme Gjykaten Administrative nje projekt qe do te financohej nga qeveria amerikane nese ligji do te kishte marre votat e opozites 10 dite me pare.
Pas inaugurimit te nje ujesjellesi ne zonen minoritare te Dropullit qe do te furnizoje me uje 7 fshatra te zones kryeministri Berisha i cilesoi si pretendime boshe argumentat e zotit Rama per te mos votuar projektin e qeverise amerikane.
Gjate turit te tij ne jug te vendit kryeministri Berisha duke folur per heqjen e vizave u shpreh i bindur se shqiptaret jo vetem do te levizin te lire ne vendet e Bashkimit Europian brenda ketij viti por do te shperbljene besimin e vendeve anetare duke respektuar afatet kohore per levizjen pa viza ne zonen Shengen.