Referencat ne dogana Shqiperia perplaset me Kosoven

Na vendosin cmime qe shkojne deri ne 300 perqind te vleres se mallit deklaron Safet Gerxhalliu kryetar i Odes Ekonomike te Kosoves.
Kosova kercenon se do te ankohet zyrtarisht kunder Shqiperise ne sekretariatin e CEFTA-ss bordit qe mbikqyr marreveshjen e perbashket te tregtise se lire ne rajon.
Dua te besoj se do gjendet nje zgjidhje ne te kundert do jemi te detyruar te kerkojme nderhyrjen e paleve te treta shton me tej zoti Gerxhalliu.
Gerxhalliu thote se Kosova i ka bere te gjitha perpjekjet per ta zgjidhur kete ngerc por pa rezultat. Madje pala kosovare hedh dyshime se Shqiperia po ben proteksionizem per te favorizuar grupe te caktuara.
Kemi takuar kete kemi takuar ate. Nga kjo situate perfitojne vetem grupe te caktuara vazhdon Gerxhalliu.
Sipas Gerxhalliut marredheniet tregtare mes Shqiperise dhe Kosoves prej vitesh jane ne krize.
Kosova po pret mbledhjen e ardhshme te sekretariatit te CEFTA-s qe do te zhvillohet se shpejti ne Hungari. Nese deri atehere kriza nuk do te jete zgjidhur atehere per here te pare Kosova dhe Shqiperia do te jene zyrtarisht ne nje konflikt zyrtar ku do kerkohet nderhyrja e nderkombetareve per tu zgjidhur.