E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te pranoje heqjen e imuniteteve

Kryeministri Sali Berisha i beri thirrje kreut te opozites Edi Rama qe te pranoje heqjen e imuniteteve si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte dhe ne emer te parimit themelor per barazi ndaj ligjit.

Te heqim imunitetet dhe te deshmojme se e ndjejme veten te barabarte me qytetaret kur vjen puna te fondet publike tha Berisha.

Kryeministri theksoi se me rendesi eshte votimi ne parlament edhe ligji per financimin e Partive Politike.

Ne mbledhjen e sotme te qeverise Berisha theksoi se Shqiperia ka shenuar progres ne luften ndaj korrupsionit dhe sipas tij kete e tregoi edhe ngjitja me 8 vende ne renditjen e TI.

Progresi erdhi ne saje te reformave te cilat do te vazhdojne edhe ne te ardhmen tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›