E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të sjellë planin për Tiranën

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, që "Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, të paraqesë sa më shpejt në KRRTRSH planin rregullues të kryeqytetit".
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u shpreh se "Edi Rama e ka mbajtur për një vit e gjysëm të bllokuar planin rregullues të Tiranës dhe e ka miratuar atë para dy javësh, por ende nuk e ka paraqitur në KRRTRSH".
"Ftoj z. Rama që të mos krijojë alibira, por ta paraqesë sa më shpejt këtë plan në Sekretarinë Teknike të KRRTRSH-së dhe e siguroj se do t'ia miratojmë", tha Kryeministri Berisha, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i KRRTRSH-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›