E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Rritja e energjisë pasoja tek familjet e varfra

Partia Socialiste iu kundërpërgjigj sot deklaratave të ministrit të Ekonomisë, Prifti për privatizimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Deputeti i zgjedhur, Ilir Beqja theksoi se humbjet në rrjetin energjetik janë 8 % më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2008, ndryshe ngase ka deklaruar Prifti.
"Ministri Prifti deklaroi se matësat do të instalohen në fund të vitit 2010, por Prifti harroi të tregojë se shefi i tij, Sali Berisha, pati premtuar se matësat do të instaloheshin deri në fund të vitit 2006.
Ndërkohë, ministri Prifti neglizhon vendimin e ERE-s që faturimi aforfe do të mbarojë në vitin 2009", theksoi ai. Sipas tij, edhe pse Prifti deklaroi se për të zbutur pasojat sociale nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në projektbuxhetin e vitit 2010 janë parashkuar 2 miliardë lekë, në të vërtetë në projektbuxhetin e vitit 2010 ka vetëm 1 miliard lekë.
"Rritja e propozuar çmimit të energjisë do të ketë efekte sociale tek familjet me të ardhura të ulëta apo tek familjet e varfëra, por edhe do të tkurrë edhe konsumin e familjeve shqiptare. Kjo tkurrje do të ndikojë në përkeqësimin e sjelljes së ekonomisë shqiptare në vitin 2010", nënvizoi, Beqja nga selia e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›