E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rames 23 qershori dita e verdiktit prit humbjen e radhes

Për kreun e qeverisë ajo çfarë ofron kundërshtari politik është pikërisht alternativa e bllokimit. Ndryshe nga mazhoranca aktuale e cila përgjatë qeverisjes së saj ka faktuar se ka mbajtur premtime, duke shtuar investimet për shërbimet.
Gjatë inaugurimit të rrugës komuna Lis-Ura e Matit, Kryeministri Berisha theksoi faktin gjithçka po ecën sipas projektit qeverisës. 
“Jemi të angazhuar që ju te keni infrastrukturën më të mirë, shkolla, ujësjellës, shërbimet më të shkëlqyera. Investime shumë serioze. Kemi ndërtuar e do të ndërtojmë. Jap fjalën se në këtë moment që ecim drejt fitores, do të bëjmë gjithçka që në mandatin e ardhshëm, të bëjmë shumë më tepër për ju. Për një moment, ju ftoj të rikujtoni investimet tonë, dhe ju garantoj se katër vitet që vijnë investimet do të jenë mbi tre hërë më të mëdha. Kemi ndërtuar shumë rrugë, por kemi shumë për të ndërtuar”, vuri në dukje, Berisha.  
Sipas tij, në paralele me alternativën e majtë, mazhoranca e sotme kërkon votën pikërisht për investimet e bëra deri më tani, si bazë për besimin që qeveria i mban premtimet.  “Alternativa tjetër është mohim mashtrim, bllokim. Kreu i opozitës rreh gjoksin se bllokoi tre ligjet, se bllokoi qindra e qindra fonde për rrugë, vende mijëra pune, ndërtime të reja në infrastrukturë, privoi qytetarët nga qindra mijëra dollarë investime. Ai ka një model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion, largoju. Zoti Rama ne do vazhdojmë përpara për shkolla e investime, përpara drejt Europës, 23 qershori dita e verdiktit . Je mësuar të shkosh nga humbja në humbje, prite dhe humbjen e radhës”, u shpreh Kryeministri.    
Sipas kreut të mazhorancës njësoj siç dhe qytetarët e Tiranës nuk e pranuan modelin Rama-Kokëdhima ashtu nuk do ta kapërdijnë shqiptarët në 23 qershor këtë model. 

NVESTIMET NE QARKUN DIBER Ne favor te punesimit e zhvillimit ekonomio – social Ne keto vite jane ndertuar mbi 500 km rruge nga te cilat: 185 km rruge kombetare,  115 km rruge rajonale, 200 km rruge lokale Jane ndertuar 111 sisteme ujesjellesa e kanalizime, 81shkolla, 80 Ambulanca si dhe 5 tregje agro industriale.
BUJQESIA Bujqësia ne kete qark ka rëndësi të veçantë sepse në fshat banojnë rreth 140 mije  ose 74 % e popullsise dhe  puneson mbi 91.6 % të krahut të punes.  Janë subvencionuar 2400 ha dru frutor duke cuar ne 24 mije ton prodhimin e tyre.  Kane perfituar 2200 fermere duke cuar ne 26 200  numrin e  fermave.  Si rezultat i subvencionit cdo vit shtohen 300 ferma me mbi nje ha dhe qe në totalin e zinxhirit prodhues-konsumator, punesojnë 1200 forca pune  Pemtarise i janë shtuar 280 ha me arrore dhe 25 ha me bime mjekesore(sherbele, terfil i kuq dhe shpatore),

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›